• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID SËRISH NË BERAT/ Mbyllet çerdhja, dalin pozitivë edukatorja dhe sanitarja. Të prekur edhe 2 punonjëse…
Home
Uncategorized

COVID SËRISH NË BERAT/ Mbyllet çerdhja, dalin pozitivë edukatorja dhe sanitarja. Të prekur edhe 2 punonjëse…

9 October, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale, Uncategorized

dy punonjëse të Zyrës së Gjendjes Civile të Rajonit nr.3 në Berat kanë rezultuar të infektuara me Covid-19. Punonjëset janë kolege në të njëjtën zyrë dhe rezultojnë të jenë asimtomatike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Ato e kishin kryer tamponin në 5 tetor dhe që prej asaj dite ishin karantinuar,në pritje të përgjigjes së tamponëve që mbërritën pasditen e djeshme “pozitiv” për të dyja punonjëset.

Të prekura nga koronavirusi janë konfirmuar edhe një edukatore dhe një sanitare në çerdhen e lagjes “Donika Kastrioti” në Berat. Edukatorja dhe sanitarja që ka rezultuar “pozitiv” janë karantinuar, ndërkohë që pas dezinfektimit është mbyllur për disa ditë çerdhja e kësaj lagjeje. Burimet zyrtare pranë DSHP-së Berat bëjnë me dije se është kryer edhe dezinfektimi i zyrave të gjendjes civile të rajonit nr.3 që ndodhen brenda ish-godinës së bashkisë Berat, të cilat janë mbyllur për disa ditë deri në zëvendësimin me punonjëse të përkohshme të kesaj zyre ku nuk duhet të mungojë shërbimi për qytetarët.

Të njëjtat burime konfirmojnë se DSHP është në pritje të përgjigjeve të tamponëvë të marrë në dy klasa të gjimnazit ‘Bab Dudë Karbunata”, të edukatoreve e sanitareve të kopshtit “10 Korriku” dhe të sfatit të mjekëve e infermirëve në Qendrat Shëndetësore të fshatrave Velabisht e Cukalat. Numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 128, ndërkohë që përgjigjet e mbërritura pasditen e djeshme janë tamponet e kryer nga DSHP deri në dt.6 tetor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DHA DEKLARATË TË RREME PËR 21 JANARIN/ Basha i kthen nderin mjekut, e vendos në listën e Tiranës për deputet
Previous article NUK RRESPEKTUAN MASAT ANTI-COVID/ 500 veta në ceremoninë mortore të dy të vdekurve nga virusi

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal Aktualitet

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite Aktualitet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT