Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Pendavinj të Korçës pasditen e sotme, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën.
Si pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit.
Nuk dihet ende gjendja e të plagosurit, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


