• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E AZEM HAJDARIT/ Rrëfimet e Zylfie Haklajt dhe pse Sali Berisha duhet të japë dëshminë në gjyq
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E AZEM HAJDARIT/ Rrëfimet e Zylfie Haklajt dhe pse Sali Berisha duhet të japë dëshminë në gjyq

3 October, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Vrasja e Azem Hajdarit është rikthyer në vëmendjen e publikut. Këtë herë pas kërkesës së të pandehurit Izet Haxhiaj që kërkon pafajësinë për këtë krim, duke dëshmuar se ka prova të reja, që nuk janë marrë parasysh në gjykimin në themel të çështjes.

Madje, në pretendimet e tij për pafajësi ai kërkon si dëshmitarë personazhe publike dhe jo vetëm, që kanë dijeni për vrasjen e 12 shtatorit të vitit 1998 të Azem Hajdarit.

Një prej dëshmitarëve që kërkon Izet Haxhia është ish-kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit ka dhënë vetëm një dëshmi në formën e një deklarate, e cila nuk mund të konsiderohet provë juridike për aq kohë sa nuk është bërë publike në seancat gjyqësore të Drejtësisë shqiptare, të shumta në numër e që janë zhvilluar vite më pare me të pandehurit, që sot kanë marrë dënime.

Por, një tjetër zë që kërkon zbardhjen e të vërtetave për serialin e vrasjeve në Tropojë është Zylfije Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj, e cila akuzon Sali Berishën për çfarë ndodhi.

Në një dëshmi ekskluzive në Top Story, Zylfie Haklaj foli qartë e troç, duke treguar mesazhet që Sali Berisha, i dërgonte nëpërmjet të afërmve të tyre.

“Sali Berishës i rrezikohej pushteti si president dhe dërgoi forca nga Garda për të takuar Fatmirin, për t’i kërkuar mbështetjen e tij dhe Fatmiri i thotë shprehimisht që as për Hamdiun nuk e bëj këtë punë që të sulmoj Jugun për të mbrojtur Saliu karrigen e presidentit”, – rrëfeu Zylfie Haklaj në atë kohë.

Për akuzat e Berishës në atë kohë si dhe para e pas vrasjes së Azem Hajdarit se Fatmir Haklaj ka lidhje me Fatos Nanon dhe kontakte të vazhdueshme me të, Zylfie Haklaj i jep përgjigjen e prerë. Edhe pse e pranon se Halil Haklaj ka pasur kontakte me udhëheqës të lartë Zylfie Haklaj mohon se kjo ka ndodhur me Fatos Nanon, e aq më pak njohje të Fatmirit me të.

“Ne si familje e kemi mbështetur Sali Berishën vitet e para të demokracisë. Dy vëllezërit e mi, Hamdiu e Halili kanë pasur njohje personale me Sali Berishën dhe ne si familje e dinim kush ishte familja e tij, kishim besim se do e drejtonte Shqipërinë, ishte njeri i njohur kardiolog, pavarësisht se kishte qenë në udhëheqjen  partisë punës në bllok, kishim besim se do ishte njeri i duhur për të drejtuar Shqipërinë”, – ka deklaruar Zylfie Haklaj, duke qartësuar raportet e familjes së saj me Berishën.

Por Sali Berisha, pavarësisht se çfarë rrjedhe do të marrë pozita juridike e të dënuarit me 25 vjet burg Izet Haxhia, është në listën e dëshmitarëve. A do të shkojë në gjyq për të dëshmuar kjo pritet të shihet në seancat e tjera të procesit.

Mjafton të kujtojmë deklaratën e tij pas vrasjes së Azemit, se sapo PD të vinte në pushtet do rihapte hetimet dhe drejtësia do të vihej në vend. Por, nuk e bëri edhe pas marrjes së pushtetit në 2005. Sepse, nëse do të kishte vullnet mund ta kishte bërë këtë në 8 vjet të qeverisjes së tij, e nëse vijon të ketë të njëjtin qëndrim për zbardhjen e vrasjes, atëherë në respekt të ligjit të pranojë dhënien e dëshmisë në sallën e gjyqit, në shenjë respekti për Drejtësinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KATASTROFË/ Stuhi shiu sjellin përmbytje ndërmjet Italisë dhe Francës. 2 të vdekur dhe 25 të zhdukur (FOTO)
Previous article AKSIDENT NË KORÇË/ Përplasen dy makina, plagoset një person dhe dërgohet me urgjencë drejt spitalit

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit Aktualitet

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish Aktualitet

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT