Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Itali, pasi akuzohen se shisnin lëndë narkotike.
Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga ka rënë një 33 dhe një 37-vjeçar.
Personat në fjalë e kishin kthyer shtëpinë në biznes ku shisnin drogë.
37-vjeçarit iu gjetën 20 doza kokainë, 1,500 euro dhe dy telefona që i përdorte për të kontaktur me klientët.
Ndërsa në shtëpinë e 33-vjeçarit janë gjetur dy peshore precize, 13 gramë kokainë.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe dy makinat e shqiptarëve një Opel Corsa dhe një C3 si provë materiale.