• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VIZITON “SHTËPINË E TË MOSHUARVE”/ Manastirliu: Vaksinim falas për të moshuarit dhe stafet e qendrave të kujdesit social
Home
Sociale

VIZITON “SHTËPINË E TË MOSHUARVE”/ Manastirliu: Vaksinim falas për të moshuarit dhe stafet e qendrave të kujdesit social

1 October, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu, në Ditën Botërore të të Moshuarve, ka vizituar të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë. Manastirliu ka bërë me dije se programi i vaksinimit ndaj gripit do të vijojë edhe me të moshuarit dhe punonjësit e shtëpive të përkujdesit social në të gjithë vendin.

“Të moshuarit do të përfitojnë vaksinën e gripit, po ashtu edhe për të gjithë kujdestarët dhe stafet në qendrat e përkujdesit social do të kryhet vaksinimi ndaj gripit falas, për t’u mbrojtur nga viruset stinore, duke ditur që mund të ketë dhe një mbivendosje të viruseve për shkak të COVID19”, tha Manastirliu.
Duke shprehur mirënjohje për kujdestaret e shtëpisë së të moshuarve dhe të qendrave të përkujdesit për punën dhe sakrificën e bërë në këto muaj të vështirë të pandemisë, Manastirliu tha se është ndjekur strategjia e duhur për mbrojtjen e të moshuarve në qendrat e kujdesit social.

“Keni kaluar një kohë të vështirë, ku edhe ju si punonjëse të kujdesit social keni qëndruar të izoluar, por është një sakrificë e madhe që është bërë për shëndetin e të moshuarve në qendrat e kujdesit, në shtëpitë e foshnjave, të personave me aftësi të kufizuar në të gjithë vendin. Ja kemi dalë falë punës tuaj dhe strategjisë së ndjekur për të mbrojtur shëndetin e të moshuarve”, – tha Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka financuar 360 mijë doza vaksine, të çertifikuara dhe të siguruara përmes partnerëve ndërkombëtarë, të cilat si asnjë vit tjetër, kanë mbërritur shumë më herët, duke nisur procesin e vaksinimit falas për grupet e riskut. Të parët që përfitojnë janë personeli shëndetësor në të gjithë vendin, të moshuarit dhe punonjësit në qendrat e përkujdesit, dhe në vijim, sipas kalendarit të përcaktuar nga Instituti i Shëndetit Publik, edukatorët, arsmitarët, të moshuarit mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët 2-5 vjeç, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TMERR NË SHBA/ Burri rreh për vdekje 23-vjeçaren shqiptare, thirrja e fortë e familjes (FOTO)
Previous article "JAM KAQ ME FAQT QË..."/ Justin Bieber uron me këtë FOTO dhe DEDIKIM Hailey-npër përvjetorin e martesës

s.autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj Aktualitet

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT