Një 23-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në SHBA pas dhunës barbare nga bashkëshorti i saj. E ndjera Elena Alinj ishte nënë e një vajzën vetëm 11 muajshe.
Raportohet se ajo është rrahur barbarisht nga burri i saj dhe ky i fundit nuk ka lajmëruar as urgjencën. E reja humbi jetën brenda 24 orëve qëndrimi në reaminacion, pasi ajo kishte fraktura të shumta në brinjë dhe shtyllë kurrizore.
Pas ngjarjes së rëndë, policia ka arrestuar burrin e saj, ndërkohë familjarët kërkojnë që trupi i 23-vjeçares të prehet në Shqipëri.
Këta të fundit kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për të kontribuar sadopak mbi shpenzimet e funeralit.
Apeli i familjareve
Me zemer te pikelluar lajmerojme komunitetin shqiptar per humbjen e dhimbshme dhe te parakohshme te 23 vjeçares Elena Alinj. Shkaku i vdekjes eshte dhuna domestike nga partneri. Elena ka pesuar vdekje klinike nga mungesa e oksigjenit ne tru si pasoje e neglizhences se partnerit per te njoftuar ndihmen e shpejte ne kohe. Eshte konfirmuar nga mjeksia dhe rrajoni i policise qe viktima ka pesuar deme te renda nga violenca fizike kundra saj; frakture brinjesh, frakture e shtylles kurrizore, shenja kafshimi dhe njolla neper trup. Vajze vdiq brenda 24 oresh ne ranimacion.
Elena ishte nene e devotshme e nje foshnje 11 muajshe e cila fatkeqesisht nuk do arrije ta shohe me kurre nenen e saj. Foshnja tani ka ngelur pa prinder pasi babai i saj nuk eshte i pergjegjshem. Elena erdhi ne Amerike per nje jete me te mire pasi fitoi llotarine amerikane. E vetme, pa asnje te aferm ne Amerike ajo ra prehe e nje njeriu barbar qe mesa duket nuk e kishte njohur mire.
Asnjehere nuk eshte ankuar per partnerin e saj qe e ka keqtrajtuar. Derisa te henen ne mengjes pas shume perpjekjesh per tu lidhur me te , u njoftuam qe Elena ka pesuar infrakt ne zemer nga dhuna barbare e partnerit te saj. Nderkohe qe partneri i Elenes eshte i arrestuar dhe pritet te denohet ne kerkojme ndihme nga ju per te derguar trupin e saj ne Shqiperi ku ndodhen te gjithe te afermit e saj dhe e ndjera te prehet ne paqe. Gjithashtu duhet te bejme te pamunduren qe familja ( nena dhe babai) e Elenes te fitoje te drejten per te rritur vajzen e vogel jetime. Ju lutem na ndihmoni me sa mundesi te keni.. You falenderojme nga zemra ne emer te prinderve te Elenes Agron dhe Mirela Alinj!