• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PO ZBATOHEN REFORMAT”/ Ruçi letër BE: Të nisin sa më shpejt negociatat me Shqipërinë
Home
Politikë

“PO ZBATOHEN REFORMAT”/ Ruçi letër BE: Të nisin sa më shpejt negociatat me Shqipërinë

30 September, 2020 Delo.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka nisur lobimin për integrimin e  vendit, duke u dërguar një letër BE-së lidhur me arritjet dhe zbatimin e reformave në drejtësi dhe asaj zgjedhore deri në këto momente duke thënë se vendi po ecën para me përmbushjen e  tyre. Në letër e Ruçit theksohet se vendi është gati të fillojë sa më patë diskutimi i kapitujve të negociatave.

Ruçi ditën e djeshme u ka dërguar të gjithë Kryetarëve të Parlamenteve dhe të Senateve  të vendeve anëtare të BE-së një letër ku i falenderon për mbështetjen e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian dhe i informon për hapat e mëtejshme të Kuvendit.

“Vendimi i marrë nga Këshilli i Bashkimit Europian në datën 25 mars 2020 për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë, i bazuar  në progresin e arritur në reformat dhe përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga Këshilli, është një inspirim e detyrim për të vijuar me përkushtim në përmbushjen e detyrimeve tona ndaj procesit të integrimit.

Mbështetja e parlamenteve të vendeve anëtare ka qenë një inkurajim i madh për avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, të cilën populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë. Këtë  mbështetje e kam konstatuar gjatë të gjitha takimeve dypalëshe gjatë vitit 2019. Kuvendi i Shqipërisë po jep një kontribut kyç në rrugëtimin europian të vendit tonë, duke garantuar legjitimitetin demokratik dhe kontrollin ligjor e politik të procesit dhe përputhshmërinë e ligjeve me standardet e BE-së, duke garantuar një cilësi më të mirë të legjislacionit kombëtar.

Kuvendi i Shqipërisë është gjithashtu i angazhuar në mbështetjen e reformave të rëndësishme në kuadrin e integrimit europian të Shqipërisë, si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi dhe plotësimi i rekomandimeve të Këshillit Europian, për përgatitjen e kuadrit negociues. Ne kemi besim se do të kemi edhe mbështetjen e parlamenteve dhe senateve të vendeve anëtare që negociatat të çelen sa më shpejt dhe të fillojë sa më parë diskutimi i kapitujve të tyre”, shkruhet në letrën e Ruçit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STATISTIKA/ Me Ferencvaros në “teatrin” e Champions, ja si u vlerësua Uzuni për ndeshjen historike ndaj Moldes
Previous article E FUNDIT/ Grabitet gjatë natës banesa e djalit të zyrtarit vendor në Baldushk

Delo.autor

Postime të ngjashme

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos Politikë

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin Politikë

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT