Grabitet gjatë natës banesa e djalit të kryetarit të njësisë administrative Baldushk. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’.
Mësohet se autorët, ende të paidentifikuar, kanë vjedhure banesën e shtetasit Agron Bali, ku kanë marrë prej aty një shumë parash si dhe bizhuteri.
Pas sinjalizimit për ngjarjen, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.