• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Topi është i Saliut, prandaj Luli Basha nuk e gjuan dot vetë!
Home
Ekskluzive

Topi është i Saliut, prandaj Luli Basha nuk e gjuan dot vetë!

27 September, 2020 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Kur Ambasadorja Yuri Kim tha frazën e famshme më 3 qershor të këtij viti, se topi për marrëveshjen e opozitës me PS në tryezën e Këshillit Politik “është në këmbët e Luli Bashës”, propaganda opozitare kërceu përpjetë.

Në vend që të mereshin me thelbin e mesazhit, u morën me formën e tij. Në vend që të mereshin me përmbajtjen, u morën gjithë kohës me formën e tij. Në vend që të zbërthenin kodin politik të kryediplomates, u morën deri në kompleksimin edhe të vetë Luli Bashës, për mënyrën sesi ishte shqiptuar emri i tij.

E tani që kanë kaluar disa muaj nga ajo deklaratë, e cila ende kujtohet nëpër studiot televizive për “Luli Bashën”, kuptohet gjithnjë e më qartë mesazhi ndërkombëtar me “topin në këmbët e tij”. Një mesazh që për shqiptarët përkthehet sipas asaj batutës së njohur të filmit të vjetër, se “topi është i imi dhe penalltinë do ta gjuaj vetë!”

Janë dy zhvillime të kësaj jave, ato që të bëjnë të vërtetosh përfundimisht, atë që ka besuar prej kohësh gjithkush, se në Partinë Demokratike “topi nuk është i Luli Bashës, ndaj ai penalltinë ai nuk arrin që ta gjuajë asnjëherë vetë”.

E para, lidhet me deklaratën e bërë në një studio televizive. I pyetur nëse “do të jetë Sali Berisha kandidat për deputet”, Luli Basha u përgjigj: Po. Në cilin qytet, ishte pyetja vijuese? “Ku të dojë”,- ishte përgjigja e tij.

Morali i fabulës? Vetëm pronari i topit, luan ku e kur të dojë, në çdo hapësirë e fazë të lojës!

E dyta, lidhet me përgjigjen që vetë Sali Berisha dha për mundësinë e kandidimit të Edi Ramës, jo në qarkun e Durrësit siç ishte thënë paraprakisht, por në atë të Vlorës. “Sepse në Durrës, do të kandidojë Luli Basha”,- tha ai.

Morali i fabulës? Vetëm pronari i topit, ia cakton vendin në PD Luli Bashës se ku do luaj. Nda, topi asnjëherë nuk ka qenë realisht në këmbët e tij.

Po pse Sali Berisha u detyrua që ta bënte publike me gojën e tij, se ai dhe jo Luli Basha, është pronari i vërtetë i topit të lojës politike dhe elektorale brenda Partisë Demokratike? Sepse me hapjen e listave pas ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut, ose njëri ose tjetri lider mund të kandidojë në një qark. Sali Berisha e ka vendosur veten në Tiranë.

Nëse edhe Luli Basha do të kandidonte në kryeqytet, atëherë kur të numëroheshin votat në fund meqë qytetarët kanë të drejtë të votojnë këtë radhë cilin kandidat të duan, njëri do të mari më shumë vota se tjetri. Kjo do ti dëmtonte të dy në sytë e demokratëve dhe shqiptarëve, sepse do të zbulohej e vërteta se Sali Berisha është kryetari “de facto”, ndërsa Lulzim Basha është thjeshtë kryetari “de jure” i PD.

Kjo javë na zbuloi në dritë të diellit lojën me pronarin e topit dhe me pamundësinë e Luli Bashës së shkretë, për ta gjuajtur atë, edhe kur ia çojnë te këmbët!

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "COVID DO NA BËJË MË TË FORTË"/ Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e Trump: Vaksinat janë në fazat e fundit
Previous article VETËM 7 MUAJ ME PATENTË/ 21-vjeçari kapet nga policia duke qarkulluar me shpejtësi të frikshme

F.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT