• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PLANI I SHPËRNDARJES PË VAKSINËN COVID-19/ Mbi 60 vende të pasura i bashkohen OBSH-së
Home
Nderkombetare

PLANI I SHPËRNDARJES PË VAKSINËN COVID-19/ Mbi 60 vende të pasura i bashkohen OBSH-së

22 September, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Më shumë se 60 kombe të pasura i janë bashkuar një programi të mbështetur nga OBSH-ja për të lehtësuar qasjen e vendeve të varfra në vaksinat e koronavirusit, por SHBA dhe Kina nuk janë në listën e botuar të hënën, raporton France24.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në koordinim me grupin global të aleancës së vaksinave Gavi dhe Koalicionin për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (CEPI) kanë krijuar një mekanizëm që synon të sigurojë një shpërndarje më të drejtë të çdo vaksine të ardhshme për Covid-19.

OBSH-ja ka inkurajuar kombet më të pasura t’i bashkohen nismës, 38 vende të tjera priten t’i bashkohen nismës në ditët e ardhshme, thanë të tre organizatat në një deklaratë të përbashkët, raporton abcnews.al

Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump kanë kritikuar vazhdimisht  menaxhimin e pandemisë nga ana e OBSH-së. Edhe Kina, vendi ku u shfaq koronavirusi  për herë të parë në fund të vitit të kaluar, gjithashtu nuk është pjesë e listës.

“Qëllimi i Covax është të përpiqet të punojë me çdo shtet në botë”, tha shefi i Gavi, Seth Berkley në një konferencë virtuale kur u pyet për mungesën e Kinës në listë.

“Unë mund t’ju siguroj se ne kemi biseduar dhe do të vazhdojmë të bisedojmë me të gjitha vendet”, ka deklaruar ai.

Qëllimi i Covax është të sigurojë mbi dy miliardë doza vaksinash të sigurta dhe efektive deri në fund të vitit 2021. OBSH-ja ka deklaruar se nevojiten  rreth 38 miliardë dollarë për programin e përgjithshëm ACT-Accelerator, i cili përfshin Covax, por edhe bashkëpunimin global drejt zhvillimit dhe sigurimit të qasjes së barabartë në teste dhe trajtime për Covid-19, dhe forcimin e sistemeve shëndetësore.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh optimist pasi gati dy të tretat e popullsisë globale  kanë rënë dakord të marrin pjesë në programin e OBSH-së.

“Covid-19 është një krizë e madhe globale që kërkon një përgjigje të madhe globale,” tha ai në deklaratë.

“Kjo nuk është bamirësi, është në interesin e çdo vendi. Ne fundosemi ose notojmë së bashku.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TMERRI I BANESAVE NË KAVAJË/ Arrestohet “skifteri” 25-vjeçar. Policia i dokumenton 10 grabitje
Previous article SHERRI MASIV NË DURRËS PËRFUNDOI ME VRASJE/ Dalin përpara gjykatës Klodjan Daci me shokë

Delo.autor

Postime të ngjashme

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij Botë

PËRBALLË MOCIONIT PËR SHKARKIM/ Pete Hegseth: Nuk jemi të shqetësuar, jam krenar për Trump dhe vendimet e tij

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT