Tre makina policie kanë shoqëruar për në gjykatëKlodjan Dacin, Henri Tatasin, Sergio Tatasit, Endri Cimo (Bengut) dhe Argit Kastriotit.
Dy grupe u përplasën me njëra tjetrën ditën e premte (18 shtator) ku u vra 39 vjeçari Armando Baboçi alias Gjini dhe mbeti i plagosur djali i tij Erald Gjini. Një shikim i shtrembër në ambientet e një berberhane në qytetin e Durrësit, është bërë shkak për përplasjen fizike që më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Klodjan Dacin, Henri Tatasin dhe Sergio Tatasit akuzohen për vrasje në bashkëpunim, ndërsa dy të tjerët për moskallzim krimi. Çështja do të gjykohet nga Vladimir Skënderaj, ndërsa prokurori është Drini Pali.