• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LOS BLANCOS”/ Si drejtonte Dritan Rexhepi nga burgu në Ekuador, rrjetin më të madh të kokainës në Europë
Home
Aktualitet
Kronikë

“LOS BLANCOS”/ Si drejtonte Dritan Rexhepi nga burgu në Ekuador, rrjetin më të madh të kokainës në Europë

17 September, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Europol njoftoi se ka goditur një grup të fuqishëm kriminal shqiptar. Sipas tyre, grupi i njohur me emrin ‘Kompania Bello’ ishte ndër më aktivët për trafikun e kokainës në Europë. 20 persona janë arrestuar në 10 vende.

Sipas njoftimit, janë kapur 4 ton kokainë dhe mbi 5.5 milionë euro në cash.

“Një operacion ndërkombëtar i paprecedent, ku u përfshinë autoritetet të forcave të rendit dhe gjyqësorit në 10 vende, ka rezultuar në shkatërrimin e një grupi kriminal shqiptar të quajtur ‘Kompania BELLO’, një prej rrjeteve më aktive të trafikut të kokainës në Europë,” thuhet në njoftim.

20 personat e arrestuar janë kapur: 5 në Itali, 2 në Holandë, 2 në Gjermani, 2 në Greqi, 1 në Rumani, 1 në Spanjë, 5 në Shqiperi dhe një në Dubai.

“Këto arrestime pasojnë ato të 84 anëtarëve të këtij grupi kriminal më herët gjatë një hetimi në Itali, Ekuador, Holandë, Mbretëri e Bashkuar, Zvicër dhe Gjermani.

Afër 4 ton me kokainë dhe mbi 5.5 milionë euro në cash janë sekuestruar gjatë hetimit”, thotë europol.

Europol ka njoftuar se një 40-vjeçar shqiptar drejtonte organizatën kriminale nga Ekuadori. Ndërkohë mediat shqiptare thonë se bëhet fjalë për 40-vjeçarin Dritan Rexhepi.

Në njoftim është sqaruar edhe metoda e punës e grupit kriminal.

“Për vite me radhë, importuesit ndërkombëtare të kokainës punuan veçmas me shitësit me shumicë dhe bandat që shpërndanin drogën në rrugë.

Në këtë rast, rrjeti shqipfolës nën hetim e hodhi poshtë modelin dhe e kontrollonte të gjithë zinxhirin- që nga rregullimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut e deri te shpërndarja në të gjithë Europën”.

“Duke përdorur mjete të sofistikuara të koduara të komunikimit, kreu i organizatës- një shtetas shqiptar 40-vjeçar i vendosur në Ekuador- negocionte drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, duke organizuar dërgesat e mëdha të kokainës në portet kryesore të Europës, dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Itali, Holandë dhe Shqipëri, organizonte shpërndarjen në të të gjithë Europën.

Kokaina kontrabandohej përmes kufijve europianë e fshehur në automjete të pajisura me ndarje të fshehta të sofistikuara”, thuhet në deklaratën e Europol.

Reagimi i Policisë shqiptare

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë, pas super aksionit të zhvilluar në disa vende

“Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, në bashkëpunim me homologët, i koordinuar nga Europol, Eurojust dhe Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor.

Operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “LOS BLANCOS”, i shtrirë në disa shtete, si Itali, Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Në Shqipëri operacioni është zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Lezhë, Durrës e Shkodër, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, të Njësisë së Kërkimit “Fast” dhe të Zyrës së Interforcës në Shqipëri.

Si rezultat i operacionit, në Tiranë, Vlorë, Lezhë e Durrës, janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, 5 të kërkuar, konkretisht:

Në Tiranë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi G. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në Vlorë janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasit E. J., 27 vjeç dhe J. Ll., 31 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në Durrës është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, shtetasi R. I., 33 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, i caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”.

Në Lezhë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi V. L., 40 vjeç, pasi Gjykata e Firences Itali, e ka dënuar me 24 vite burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi drogat“.

Gjatë operacionit, Skuadra Mobile e Firences dhe Shërbimi Central Operativ i Policisë, në bashkëpunim me skuadrat e tjera kompetente lëvizëse, organet e policisë të shteteve të Bashkimit Evropian në fjalë dhe Policinë e Shtetit shqiptar, kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 30 shtetas, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Nga hetimet ka rezultuar se një shtetas shqiptar drejtonte një kompani të quajtur “KOMPANIA BELLO”, që merrej me importimin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, të financuara nga grupe të rëndësishme të trafikantëve të drogës që veprojnë në të gjithë Evropën.

Hetimet kanë nisur në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe janë mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që janë kapur dhe sekuestruar nga Policia.

Edhe gjatë këtij operacioni mjaft të rëndësishëm, Policia e Shtetit tregoi profesionalizëm në përmbushjen e detyrave gjatë gjithë fazave të operacionit, çka tregon edhe njëherë vendosmërinë dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit për të luftuar bashkërisht me homologët, krimin e organizuar dhe terrorizmin.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TI ERDHE NË JETË TË NA MBUSHËSH..."/ Albërie Hadërgjonaj nuk resht së uruari mbesën në ditën e lindjes me fjalë speciale (FOTOT)
Previous article "META KA SHKELUR KUSHTETUTËN"/ Balla në Kuvend: Ligji për presidentin i domosdoshëm

s.autor

Postime të ngjashme

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti... Aktualitet

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT