• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TRISHTË/ I mbijetuan AKSIDENTIT TRAGJIK, vajzat janë mirë por nuk e dinë se kanë humbur shoqet e tyre
Home
Sociale

E TRISHTË/ I mbijetuan AKSIDENTIT TRAGJIK, vajzat janë mirë por nuk e dinë se kanë humbur shoqet e tyre

16 September, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Denisa Dibra dhe Nervida Garunja, dy vajzat që mbetën të plagosura nga aksidenti tragjik i të dielës mbrëma tashmë e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Burime nga spitali i Traumës për abcnews.al bëjnë me dije se Denisa Dibra tashmë është në gjendje më të stabilizuar, pavarësisht dëmtimeve në kokë të cilat sipas mjekëve nuk përbëjnë rrezik për jetën.

Ndërsa edhe Nervida Garunja e cila u përmend pak më vonë si pasojë e dëmtimeve të rënda, tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe arrin të komunikojë edhe me familjarët e saj.

Por ngjarja tragjike e 13 shtatorit mbrëma ku humbën jetën Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia është fshirë nga kujtesa e tyre. Ato nuk mbajnë mend asgjë nga aksidenti tragjik, ndërsa nuk kanë dijeni se motra e njërës prej tyre Lusinda dhe shoqja e tyre Xheneta Qallia kanë ndërruar jetë.

Mjekët kanë rekomanduar që të pritet deri në stabilizimin e plotë të gjendjes së tyre, dhe më pas lajmi i trishtë do i komunikohet atyre edhe me praninë e një psikologu.

Katër vajzat po udhëtonin në tunelin e Elbasanit kur në dalje të tij u goditën nga pas nga një makinë tip “Benz” që drejtohej nga Behar Pema. Ky i fundit rezultoi i dehur në testin e alkoolit dhe u arrestua nga uniformat blu.

Nervida Garunja e cila ishte pasagjere në sediljen e përparme i tha policisë se e kishin parë makinën që i aksidentoi të bënte manovra përgjatë gjithë rrugës deri pak momente para përplasjes tragjike.

Ato po shkonin të festonin 19-vjetorin e lindjes së Lusinda Garunjës e cila fatkeqësisht ndërroi jetë në ditën e saj të lindjes. /abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Arsenal ndjek portierin e dytë në Francë. Një gjigant nga Islanda për...
Previous article MIQËSORE/ Super aksion nga Barcelona, Coutinho shënon me lehtësi (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT