• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Amvisa ky është produkti artizanal i Jardunit që mund ta bëni vetë në shtëpi
Home
Shëndet

Amvisa ky është produkti artizanal i Jardunit që mund ta bëni vetë në shtëpi

2 January, 2018 g.autor Shëndet

Jarduni është një produkt artizanal bulmeti i përgatitur në Alpet e Kelmendit, në veri të Shqipërisë.

Përgatitet duke përdorur qumështin e fundit të bagëtisë, zakonisht të periudhës 20 korrik deri më 20 gusht, pasi ky qumësht përmban më shumë yndyrë dhe e bën më shumë kremoz jardunin.

Pas mjeljes, qumështi duhet të ngrohet dhe vazhdimisht të përzjehet me pak kripë për rreth 20 minuta. Ky proces mbaron në momentin kur qumështi është gati për të vluar, apo kur fillon të trashet. Mund të konsumohet kur të jetë ftohur.

Jarduni nuk mund të ruhet për më shumë se një ditë dhe duhet të konsumohet sapo përgatitet. Ngjyra e bardhë dhe përbërja e tij e bëjnë të ngjashëm me qumështin, por jarduni është më i trashë. Jarduni nuk duhet ngatërruar me kosin.

Jarduni reflekton përdorimin tipik të qumështit të bagëtisë në zonën e Kelmendit, ku është shumë i famshëm dhe i vlerësuar për shijen e veçantë që i jep kosit dhe jardunit. Meqënëse jarduni është një produkt i cili nuk mund të ruhet, sasia e prodhuar për çdo familje është vetëm për përdorim shtëpiak dhe e lidhur ngushtë me numrin e anëtarëve të familjes dhe numrin e bagëtive.

Jarduni rrezikon të zhduket pasi në vitet e fundit, numri i bagëtive në Kelmend është në rënie. Kjo ndodh për shkak të emigrimit masiv të popullsisë. Për këtë arsye, nevojitet që ky produkt të rivlerësohet nga restorantet dhe bujtinat e zonës.

Ky produkt është produkt i Arkës së Shijes, një nga projektet e Slow Food International, që ka për qëllim ruajtjen e produkteve autentike vendore./shije

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Produkti çudibërës/ Hudhra e zezë, cilat janë karakteristikat e saj
Previous article Të gjithë po flasin për të! Vajza e Madonnës ka postuar FOTON më të...

g.autor

Postime të ngjashme

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar! Shëndet

VËMENDJE! Njihuni me disa fruta që ndihmojnë në sistemin tuaj imunitar!

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj... Shëndet

DONI TË LUFTONI OBEZITETIN? Ja çfarë nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tuaj...

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT