Një konflikt brenda familjes ka përfunduar me vrasjen e një gruaje. Sipas informacioneve për Report Tv, kunati ka qëlluar disa herë me armë në drejtim të bashkëshortes së vëllait të tij.
Akoma nuk dihet nëse vëllai i autorit dhe bashkëshorti i viktimës ka qenë prezent në momentin e ngjarjes.
Mësohet se pas vrasjes autori është larguar me shpejtësi dhe policia është vënë në ndjekje të tij.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të moralit, pasi mendohet se kunatit nuk i kanë pëlqyer disa sjellje të nuses së vëllait të tij.


