• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AI QË KEMI PËRBALLË ËSHTË NË PLAZH”/ Veliaj: Basha shtoi 4 vila dhe bizneset i lulëzuan në kohë pandemie
Home
Politikë

“AI QË KEMI PËRBALLË ËSHTË NË PLAZH”/ Veliaj: Basha shtoi 4 vila dhe bizneset i lulëzuan në kohë pandemie

14 September, 2020 Delo.autor Politikë

Në vitin më të vështirë ekonomik, për shkak të pandemisë, por edhe më tragjik për shqiptarët, si pasojë e tërmetit, bizneset e Lulzim Bashës kanë lulëzuar dhe vilat janë shtuar.

Përmes këtij krahasimi, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Real Story”, ka dëshmuar se shembulli i opozitës në prag të zgjedhjeve të ardhshme është shumë larg realitetit të hidhur të shqiptarëve.

“Po me shembuj do drejtojnë ndonjëherë këta, që, në fakt, vetëm e kanë shtuar pasurinë?! Në vitin më të vështirë financiar për Shqipërinë, por dhe për të gjithë botën, këta shtuan të ardhurat, kompanitë e kunetërve e kështu e radhë; këta shtuan vilat në vitin që shqiptarët humbën shëpitë. Prej pandemisë ekonomia është shtrënguar dhe prej tërmetit janë dëmtuar shtëpitë. Alternativa përballë Edi Ramës është dikush që shtoi 4 vila gjatë kohës së tërmetit dhe që në të gjitha bizneset e veta lulëzoi gjatë kohës së pandemisë. Nëse kjo është oferta që flet në emër të të varfërve, – kam dëgjuar ofertën: “do ta bëjmë taksën 9%”, – praktikisht ti po i thua infermieres që sot e ka taksën 3%, do t’i bëhet 9%. Pra, të vetmit të gëzuar janë oligarkët. Këta që flasin cdo ditë kundër oligarkëve do ta zbresin taksën nga 10% në 9%,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Nga ana tjetër Veliaj tha se kreu i opozitës në vend të ballafaqimit me qytetarët e Tiranës ka zgjedhur të bëjë plazh.

“Ai që kemi përballë është ose në plazh, ose po shton vilat, ose po rrit financat e veta, ndërkohë që shqiptarët bënë më pak plazh, ose i humbën, ose iu dëmtuan shtëpitë dhe financiarisht nuk janë më mirë se e gjithë bota nuk është më mirë prej pandemisë. Një opozitë dhe një drejtues opozite në Tiranë nuk do të ballafaqohet, propozime konkrete nuk ka, në cdo gjë po del bllof me shpifje dhe mashtrime, që është shumë e ulët të abuzosh me shëndetin e fëmijëve, me dhimbjen e një nëne, por, ama, unë di të them këtë, njerëzit i kanë sytë në ballë, e kuptojnë që ne jemi larg të qenit perfekt, por kur shikon një qeveri që të paktën përpiqet me mish e me shpirt me kushtet që ka Shqipëria dhe kur shikojnë një lider opozite në plazh, duke shtuar vilat dhe financat, ka dicka që nuk shkon, pra njerëz që janë jashtë realiteti dhe nuk jetojnë me pulsin e kësaj shoqërie,” deklaroi Veliaj.

bashke.jpg

vikla.jpg

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ‘"FAT I MADH QË TIRANA PO RRITET"/ Veliaj: Ua qaj hallin kryebashkiakëve të tjerë, po u firojnë qytetet
Previous article KORONAVIRUSI/ Emiratet e Bashkuara Arabe miratojnë vaksinën anti-COVID për punonjësit e shëndetësisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT