Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se ka miratuar përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit te punonjësit shëndetësorë, pas testimeve të suksesshme klinike.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë Abdul Rahman Mohammed Al Oëeis, i cili tha se vaksina do të përdoret vetëm në “rastet urgjente”.
Ai tha se vendimi u mor pasi faza e tretë e testimit të vaksinës nuk ka treguar efekte anësore, por ka dëshmuar se krijon antitrupa.
31 mijë vullnetarë që përfaqësonin 125 kombësi morën pjesë në provat klinike, ndërsa kompania Sinopharm CNG, me seli në Kinë, është ajo që ka zhvilluar vaksinën.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë regjistruar mbi 80,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 399 viktima.


