Gjykata ka vendosur sot lënien në burg përjetë të grekut Efthimiu Efthimiu, për vrasjen e Devi Kasmit.
Ngjarja ndodhi më datë 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.
Ndërsa, bashkëpunëtori në krim Elton Halipajn është dënuar me 33 vjet burgim.
Për këtë ngjarje ishin nën akuzë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ish-speciali grek Efthimios Efthimiu si ekzekutori i Kasmit, Aurel Hoxhallari alias Altin Hoxhallari, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini.
Për Marjo Meshinin, i cili dyshohet se nxori nga shtëpia Devi Kasmin natën e atentatit, dosja i kalon Gjykatës së Tiranës. Emri i të riut u zbulua pas verifikimit të thirrjeve dhe mesazheve telefonike në telefonin e Kasmit. Ai ishte kthyer në Shqipëri pas vitesh që qëndonte jashtë ku dyshohej se ishte përfshirë në narkotrafik.
Prokuroria ka konkluduar se këta shtetas njihen me njëri-tjetrin dhe kanë planifikuar vrasjen prej disa muaj para se ta ekzekutonin Devi Kasmin. Hetimet për këtë rast u nisën nga Prokuroria e Tiranës e cila më pas shpalli moskompetencë pasi u zbulua dhe grupi strukturuar kriminal dhe baza e tyre në zonën e Yrshekut.
“Nuk e njoh Devi Kasmin, hera e parë që dëgjova për të ishte në lajme kur u ndalova nga policia. Nuk mbaj mend se çkam bërë para 4 mujash më 21 Janar 2018, ose në kafe ose gjëra të zakonshm”, tha greku për prokurorët.
Ndërsa i pyetur për kamerat e sigurisë që rrethonin bazën e tyre në Yrshek ai thotë: “Unë nuk i kam parë ato, ato kush është në shtëpi i sheh ato shfaqen në ekranin e kamerave dhe në lagje kishte shumë vjedhje, prandaj ishin vënë shumë kamera dhe i kam parë për herë të fundit para se të ndalohesha”.


