DASH ka bërë një raport për për klimën e investimeve në Shqipëri, ku na cilëson si një vend me të ardhura të mesme.
Sipas FMN, Prodhimi i Brendshëm Bruto do të tkurret me 5% në vitin 2020 në vendin tonë.
Shkak për tkurrjen e PBB do të bëhet tërmeti dhe pandemia.
Ndërsa ekonomia do rritet me 8% në 2021. Ndërkaq shton se Shqipëria mban një regjim liberal.
Për të 7 vit me radhë Shqipëria vazhdon të jetë një vend i papëlqyer për investimet e huaja.
Sipas DASH, raportimet e korrupsionit në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. “Përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat (3P) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analizat e dobëta të kostos dhe përfitimit dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave 3P janë shqetësime të vazhdueshme. Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe vazhdimi i praktikave informale të biznesit.
Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare si me ente publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar. Në 2019 dhe 2020, përpjekja për investime e një kompanie amerikane dyshohet se u pengua nga disa vendime gjyqësore dhe veprime të dyshimta të palëve të interesuara të përfshira në një mosmarrëveshje mbi investimin”, deklaron DASH.
Gjetjet në raport:
Korrupsioni është një pikë nevralgjike që lidhet me mungesën e dëshirës për investime të huaja.
Mungesa e transparencës sidomos në prokurimet publike.
Kontrata të vështira për tu zbatuar.
Korrupsioni më qeveri dhe mbi të gjitha tendera qshtë I gjithëpranishëm.
Rritja e pakontrolluar e kontratave PPP ka shkatërruar tregun dhe ka bërë të pamundur konkurencën.
Mungesa të analizave kosto-përfitim të këtyre kontratave ka shkatërruar garën.
Bizneset amerikane ballafaqohen me raste korruptive dhe kërkesa par pagesa të tilla.
Investitorë të ndryshëm amerikanë janë përballur me cështje tregtare me entitete private dhe publike përfshirë dhe arbitrazhin ndërkombëtar. Në 2019 dhe 2020 një kompani amerikane u largua si pasojë e vendimeve të dyshimta të gjyqësorit dhe vendimmarrjes në pikëpyetje të palqve të tjera në një çështje që lidhet me investimet.
Pronat vazhdojnë të jenë problem sidomos cështja e certifikatës së pronësisë. Ka plot raste të individëve që manipulojmë sistemin gjyqësor për të marrë pronat që nuk janë te tyre.
Shqipëria perceptohet si një nga vendet me korrupsion të lartë,korrupsioni emdemik vazhdon të minonë sundimin e ligjit dhe të manipulojë apo frenojë zhvillimin ekonomik.
SHBA nuk figuron më vendet e para për imvestimet e huaja direkte. Kjo tregon nivelin e ulët të investimeve amerikane në vend.


