• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
POLEMIKA PAS LIBRIT TË GAZETARIT TË “WATERGATE”/ Rrëfehet Trump: E njihja rrezikshmërinë e COVID-19, por nuk doja panik
Home
Nderkombetare

POLEMIKA PAS LIBRIT TË GAZETARIT TË “WATERGATE”/ Rrëfehet Trump: E njihja rrezikshmërinë e COVID-19, por nuk doja panik

10 September, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Po shkakton një valë tjetër polemikash libri i ri i gazetarit të njohur amerikan Bob Woodward, që opinioni publik botëror mban mend si një nga zbuluesit e çështjes “Watergate” në SHBA.

Libri i quajtur “Rage” (Tërbim) nuk është ende në shitje, por faqet e para të paraqitura mjaftojnë për të ndezur opinionin publik.

Në një seri intervistash me presidentin Trump, ky i fundit ka rrëfyer se ai ishte në dijeni për rrezikshmërinë e COVID-19, javë më parë se në territorin amerikan të shfaqej zyrtarisht virusi pandemik.

Trump i ka rrëfyer gazetarit se ka minimizuar fillimisht pasojat e koronavirusit “për të mos krijuar panik në popullsi”, por që vdekshmëria 5-herë më e lartë se ajo e gripit ishte e njohur nga shkencëtarët dhe nga ai qysh në shkurt. Gjithsesi, Trump mbron vendimin e tij duke thënë se është detyrë e një presidenti të krijojë siguri në shtetin që drejton.

Kandidati për president Joe Biden ka reaguar ashpër pas këtij rrëfimi. “Është një tradhti ndaj popullit amerikan, një mospërmbushje e rëndë e detyrave të tij. Trump është një i paaftë”, deklaroi demokrati.

Në të njëjtën linjë me Biden me sa duket radhitet edhe ish- kreu i Pentagonit, gjenerali James Mattis, që në libër cilëson Trump si “të rrezikshëm” dhe “jo të aftë për detyrën që mban”. Libri përmban edhe disa letra që Trump i ka dërguar liderit koreano verior Kim Jong-un.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAPORTI PËR KLIMËN E BIZNESIT NË SHQIPËRI/ DASH: Korrupsioni në sistemin gjyqësor pengon investitorët e huaj, vendi i vështirë për të bërë biznes
Previous article KORONAVIRUSI/ Paralajmërimi i OBSH: Vaksina antiCovid nuk do të mbërrijë te të gjithë para 2022

Delo.autor

Postime të ngjashme

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT