• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KAPËN ME PISTOLET ME SILENCIATOR E DROGË/ Gjykata Durrësit mbyll dy në burg, një në arrest shtëpie (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

U KAPËN ME PISTOLET ME SILENCIATOR E DROGË/ Gjykata Durrësit mbyll dy në burg, një në arrest shtëpie (EMRAT)

1 September, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Bardhok Marku, Veli Zymeri, dy nga tre personat e arrestuar nga policia dhe prokuroria e Durrësit për mbajtje pa leje të armëve dhe tregtimit të lëndëve narkotike, do qëndrojnë në burg. Ndërsa i arrestuari i tretë, Edison Kumria do qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ky është vendimi i gjyqtarit të Durrësit, Petraq Çuri, i cili dy ditë më parë caktoi masat e sigurisë për personat e arrestuar në 25 gusht 2020 në qytetin e Durrësit. Gjatë operacionit, policia sekuestroi një armë pistoletë tip “Mab Espanol” me silenciator si dhe disa porcione me hashash të ndara në disa qese të vogla, të bëra gati për shitje. Mes sendeve të sekuestruara është dhe një jelek antiplumb.

Në dokumentet e prokurorisë thuhet se: ”…skuadra operacionale ka vërejtur se nga makina BMW, kanë zbritur dy persona ku drejtues mjeti ishte, Bardhok Marku dhe pasagjer Edison Kumria, të cilët kanë shkuar tek lokali i karburantit “Elda” dhe sapo janë ulur është ndërhyrë nga policia, duke ushtruar kontroll fizik. Gjatë ndërhyrjes një person tjetër i identifikuar si Veli Zymeri i ulur pranë tavolinës së tyre është ngritur dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është ndaluar nga shërbimet e policisë. Nga kontrolli fizik i Bardhok Marku dhe Edison Kumria, nuk u gjet ndonjë send i kundërligjshëm, ndërsa nga kontrolli fizik i Veli Zymerit, në marsupin që kishte varur në xhepin e brendshëm u gjetën dy qese farmaceutike të mbushura me material bimor si ai i marihuanës.

Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip BMW, në të cilin udhëtonin Bardhok Marku dhe Edison Kumria u sekuestruan poshtë sediljes së shoferit një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “MAB ESPANOL” me silenciator, me krehër, por pa fishekë. Në bagazhin e automjetit u gjet, një jelek antiplumb me ngjyrë të zezë i vendosur në një çantë shpine.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në shtëpinë e Veli Zymerit, u gjetën 6 qese të tjera farmaceutike me lëndë të dyshuar marijuanë…”. Në dëshminë dhënë para gjykatës, Edison Kumria, shpjegoi se: ”…nuk kam qenë në mjetin tip BMË, por në këtë mjet ka qenë një person tjetër, Bardhok Marku. Unë jam takuar vetëm 5 minuta para se të vinte policia dhe se kam qenë ulur tek karburant “Elda” rastësisht me shokun tim Bardhok Marku, mbasi ky më premtoi se do më çonte me mjetin e tij në drejtim të banesës ku ai banonte…”.

Dëshmia e tij, mbështetet edhe nga rrëfimi i Bardhok Markut, i cili ka deklaruar se Edison Kumrinë e ka marrë rastësisht në makinë, për ta çuar në shtëpi. Nisur nga ky rrëfim gjykata nuk ka pranuar kërkesën “arrest në burg” të kërkuar nga prokurori, duke vendosur “arrest shtëpie”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHEN DY PERSONA NGA POLICIA/ Shkonin për t’u qethur në Tiranë, por tek berberi pinin kokainë
Previous article SULMON NUSEN E ENVERIT/ Gazetarja: Kjo ishte e tepërt, e shëmtuar, injorante! Dikush të ftojë Rezarta Shkurtën të lexojë...

Delo.autor

Postime të ngjashme

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias Aktualitet

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

KONFLIKTE FAMILJARE/ Zgjidhet MISTERI i ngjarjes së rëndë në Tiranë, 46-vjeçari kreu vetëvrasje Aktualitet

KONFLIKTE FAMILJARE/ Zgjidhet MISTERI i ngjarjes së rëndë në Tiranë, 46-vjeçari kreu vetëvrasje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT