• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHEN DY PERSONA NGA POLICIA/ Shkonin për t’u qethur në Tiranë, por tek berberi pinin kokainë
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHEN DY PERSONA NGA POLICIA/ Shkonin për t’u qethur në Tiranë, por tek berberi pinin kokainë

1 September, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një qytetar njoftoi Policinë e Tiranës në Komisariatin Dixhital për berberin e lagjes dhe dyshimet e tij se aty shpërndahej hashash si dhe pihej kokainë.

Sipas një burimi zyrtar pranë Komisariatit Dixhital rasti më pas u hetua nga seksioni i hetimit të narkotikëve pranë Drejtorisë së Tiranës nga ku u zbulua se qytetari kishte plotësisht të drejtë. Qytetari tregoi se konsumi i kokainës ndodhte te berber pranë kryqëzimit të njohur si 10 korriku.

Burimi pranë antidrogës shton se pas vënies në dijeni nga Komisariati Dixhital kishte shërbim tek berberi, por jo për t’u qethur. “Nga ana jonë u organizua shërbimi me civilë që shkoi tek berberi ku bënte fjalë raportimi – tregojnë agjentët e antidrogës në mbyllje të operacionit. U konstatua berberhania në fjalë, citohet më tej në raport shërbim, dhe brenda gjendeshin dy persona, njëri i quajtur J. S dhe tjetri D. H.

Siç tregojnë burimet e sigurta, fillimisht është ushtruar kontrolli fizik ndaj shtetasve të mësipërm.

“Në portofolin e lëkurës që mbante shtetasi J.S. tek xhepi i monedhave metalike ju gjet një qese plastmasi me ngjyrë bojëqielli, në formë doze dhe brenda kishte pluhur të bardhë”, përshkruan eksperti. Ky material më pas rezultoi kokainë dhe pas peshimit në peshoren elektronikë tip Adam rezultoi në masën 0.2 gramë së bashku me qesen. Agjentët shtojnë se gjithashtu kontrollit i është nënshtruar edhe ambienti i berberhanes. “Në sirtarin e dytë, brenda një kutie metalike me ngjyrë jeshile u gjet një qese plastmasi me ngjyrë të bardhë e mbyllur me djegie, në brendësi kishte pluhur të bardhë që pas peshimit ishte 0.6 gramë edhe ajo me karakteristikat e kokainës raporton njëri nga agjentët që shoqëruan në komisariat edhe berberin edhe klientin.(gazetaSI)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITEN RASTET ME COVID-19 NË KOSOVË/ 147 të infektuar në 24 orët e fundit, shënohen 8 viktima
Previous article U KAPËN ME PISTOLET ME SILENCIATOR E DROGË/ Gjykata Durrësit mbyll dy në burg, një në arrest shtëpie (EMRAT)

Delo.autor

Postime të ngjashme

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias Aktualitet

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

KONFLIKTE FAMILJARE/ Zgjidhet MISTERI i ngjarjes së rëndë në Tiranë, 46-vjeçari kreu vetëvrasje Aktualitet

KONFLIKTE FAMILJARE/ Zgjidhet MISTERI i ngjarjes së rëndë në Tiranë, 46-vjeçari kreu vetëvrasje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT