• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DETI”/ Ish- zv/komandanti i Forcave Detare, Meçollari: Po grekët pse nuk tremben që ne nuk kemi vajtur në Korfuz?
Home
Breaking News

“DETI”/ Ish- zv/komandanti i Forcave Detare, Meçollari: Po grekët pse nuk tremben që ne nuk kemi vajtur në Korfuz?

28 August, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Artur Mecollari, ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare, pjesë e grupit të punës që po negocion cështjet e vjetra mes Shqipërisë dhe Greqisë, kryesorja vija delimituese e kufirit detar ka reaguar pas debatit që po zhvillohet në Tiranë lidhur me deklaratën e kryeministrit grek se Athina do të zgjerohet me 12 milje në Jon.

Ai thotë se Shqipëria është zgjeruar me 12 milje, gjë që po e bën edhe Greqia tani, sipas konventave ndërkombëtare.

“Nje interpretim per zgjerimin e detit territorial te Greqise dhe nenin 15 te UNCLOS 1982. Ne trembemi se me zgjerimin e detit teritorial te Greqise ne 12 milje detare ujrat greke vijne deri ne Himare. 

Po greket pse nuk tremben qe ne e kemi detin territorial 12 milje detare dhe nuk kemi vajtur ne Korfuz?

Cili eshte kuptimi i nenit 15.

1) zgjerimi i detit territorial nuk mund te shtrihet pertej vijes delimituese dhe jo nuk mund te zgjerohen nga shteti bregdetar nese nuk ka nje vije delimituese. 

Shprehja “pervec rastit kur ka nje marreveshje midis tyre”, ka kuptimin qe deti territorial mund te shtrihet pertej vijes delimituese nese shteti fqinje ta lejon nje gje te tille me marreveshje. Pra te jep det territorial nga deti i tij me marreveshje.

Le te marrim rastin konkret. Ne vitin 2008, Shqiperia shfuqizoj gjeresine e detit territorial 12 milje, e cila nenkupton ZERO, nese nuk e ke te deklaruar. 

Ne vitin 2012 rikthyem me ligj gjeresine e detit territotial 12 milje detare, por nuk i morrem asgje Greqise, pasi zgjerimi i detit territorial behet brenda vijes delimituese ne drejtim te detit nderkombetar. 

Mire ne qe shqetesohemi se Greqia do na vij ne Himare po e zgjeruan detin 12 milje detare, po greket pse nuk shqetesohen se ne kemi shkuar ne Korfuz pasi e kemi 12 milje detare?

UNCLOS 1982, Neni 15

Delimitimi i detit territorial ndërmjet Shteteve me brigje përballë ose ngjitur. Kur brigjet e dy Shteteve gjenden përballë ose ngjitur me njëri-tjetrin, asnjë nga dy Shtetet nuk ka të drejtë, përveçse kur ka një marrëveshje ndërmjet tyre, për ta shtrirë detin territorial përtej vijës mediane çdo pikë e së cilës është e baraslarguar nga pikat më të afërta të vijave bazë nga të cilat matet gjerësia e detit territorial të secilit prej dy Shteteve. 

Megjithatë, dispozita e mësipërme nuk zbatohet kur, për shkak të ndonjë titulli historik ose rrethanave të tjera të veçanta, është e nevojshme që delimitimi i detit territorial të dy Shteteve të mos bëhet sipas mënyrave të mësipërme” shkruan ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇFARË NIVELI KEMI ARRITUR NË SHOQËRI"/ Dojna Mema bie pre e grabitjes (VIDEO)
Previous article BORA ZEMANI I ZURI VENDIN/ Ku do të shfaqet Nevina në sezonin e ri televiziv (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë! Aktualitet

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen Aktualitet

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT