Pas një muaji hetime nga SPAK, ditën e sotme është finalizuar operacioni “Tatimi” ku drejtori i Tatimeve në Korçë, Thoma Tontonozi dhe një specialist Stjuart Bardhoshi janë arrestuar ditën e sotme me akuzën e korrupsionit.
Mësohet se të dy personat kanë marrë ryshfet nga disa biznese për të mos kryer kontrolle për konstatimin e shkeljeve apo shmangieve të detyrimeve tatimore.
AlpeNews.al bën me dije se Thoma Tontonozi është personi meposhtë.
Ai ka marrë ryshfet për nga disa biznese për të mos kryer kontrolle për konstatimin e shkeljeve apo shmangieve të detyrimeve tatimore.
Gjithashtu edhe Stjuart Bardhoshi.
Njoftimi i Policisë:
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Tatimi”.Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë nën drejtimin e SPAK-ut. Vihen në pranga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë dhe një specialist i regjistrimit. Operacini në kuadër të procedimit penal të referuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Në funksion të këtij procedimi nga Sektori për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorit të çështjes, u bë i mundur finalizimi i operacionit policor të koduar “Tatimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
• Th. T., 58 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë.
• S. B., 39 vjeç, banues në Korçë, me detyrë specialist i regjistrimit pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë.
Për këta shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës të Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në provat e sigurura gjatë hetimit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë nën drejtimin e Prokurorit të SPAK, ka vendosur masën e sigursë “Arrest në burg” për dy shtetasit e mësipërm.
Hetimet për këtë procedim penal janë kryer nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, intesivisht për një muaj nën drejtimin e Prokurorit të çështjes dhe gjatë finalizimit të operacionit, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi vlere monetare dhe dokumentacion që vërteton implikimin e dy punonjësve në veprimtari korruptive. Këta shtetas kundrejt rryshfetit i kanë premtuar disa subjekteve për të mos ushtruar kontroll të thelluar për konstatimin e shkeljeve apo shmangieve të detyrimeve tatimore. Nën drejtimin e SPAK, vijonë h





