Zbardhen detaje të rënda nga vrasja e 91 vjeçarit Seri Petanaj në Vlorë.
Sipas dëshmisë së një banori të zonës, i moshuari është vrarë gjatë grabitjes. Siç thotë ai për news 24, 91 vjeçarin e kanë lidhur në banjo dhe më pas e kanë vrarë me thikë.
“Sot e mësova ngjarjen. Kishte ndodhur dje. Ishte burrë i mirë, njeri i nderuar, me djem të mirë. Kur e mora vesh sot u habita. Mirë që e vodhën, po pse e vranë?! Kishin marrë ca gjëra. E kishin mbyllur në banjo, e kishin goditur me thikë”, tha një prej banorëve të zonës.


