• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BËN THIRRJEN/ Artan Lame: 23 vende pune për specialistë në drejtoritë rajonale të Kadastrës: Ej çuna, goca…
Home
Sociale

BËN THIRRJEN/ Artan Lame: 23 vende pune për specialistë në drejtoritë rajonale të Kadastrës: Ej çuna, goca…

26 August, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Në drejtoritë rajonale të Kadastrës Shqiptare janë hapur 23 vende pune për specialistë, inxhinierë ndërtimi, arkitektë, gjeoinformatikë, topografë, gjeodetë dhe ekonomistë. Në drejtorinë e Kadastrës Krujë janë 7 vende të lira, në drejtorinë Pogradec 5, në Gjirokastër 4, në Lezhë 7 vende. Duhen inxhinierë (ndërtimi, arkitektë, gjeoinformatikë, topografë, gjeodetë) dhe pak ekonomistë.

Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame ftoi të rinjtë të aplikojnë për këto vende pune dhe të bëhen pejsë e konkurseve, pasi sipas tij është vënë re se ata po refuzojnë punësimin edhe në bashkitë shumë afër Tiranës. “Drejtoria rajonale e Krujës, që në fakt është në Fush-Krujë për shkak se shumica e problematikave janë poshtë në fushë, është fare pranë Tiranës, le më pastaj Fush Kruja, që është gati periferi e Tiranës. Dhe të mos ketë djem e vajza që të duan të shkojnë deri atje për të punuar”, theksoi Lame.

Sipas tij, “është kollaj të bëhet ironi fejsbukjane me frazën e kryeministrit “punë ka, po s’ka profesionistë”, por është e vështirë ta hedhësh poshtë atë në shumë raste”. “Ej çuna, goca, jeta ka edhe të përpjeta. Nuk fillohet jeta direkt drejtor. Fillohet edhe si specialist i thjeshtë, pastaj pas disa vjetësh kur ke fituar eksperiencë bëhesh edhe shef sektori, e më pas po qe i aftë edhe drejtor. Po fillojeni një here”, u shpreh Lame.

Natyrisht, theksoi ai, që zanatçinjtë e fejsbukut do ju shkurajojnë me të thënën se konkurset janë farsë, se i fitojnë vetëm bijtë e partisë, po ju bëni tuajën, ejani dhe do ta shihni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REVOLUCION TEK JUVENTUS/ Pirlo merr dhuratën e parë: një teksan vjen nga Bundesliga! (VIDEO)
Previous article ISHTE E JASHTËZAKONSHME..."/ Nuk i përmbajti dot lotët pas humbjes së finales, Neymar vendos për të ardhmen

F.autor

Postime të ngjashme

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë! Aktualitet

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen Aktualitet

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT