• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË E PRET SHQIPËRINË NË VJESHTË? Epidemiologu: Në shtator mund të kemi frenim të rasteve, por shkollat më mirë të…
Home
Sociale

ÇFARË E PRET SHQIPËRINË NË VJESHTË? Epidemiologu: Në shtator mund të kemi frenim të rasteve, por shkollat më mirë të…

26 August, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Tashmë stina e verës po mbyllet dhe në një kohë pandemie kjo përkon edhe me shtimin e pasigurisë mbi një valë të dytë që rrezikon të shtojë rastet e të infektuarve në vend.

Por sipas epidemiologut Alban Ylli, për momentin në Shqipëri situata është ende nën kontroll.“Shqipëria është sërish pjesë e një prirje rajonale të zhvillimit të pandemisë, por jemi në një rritje lineare dhe jo eksponenciale, pra në një situatë mesatare.  Në Bosnje, Kosovë, Moldavi, situata ka rrjedhur në mënyrën më të keqe. Vendet e Europës lindore, që patën pak probleme në pranverë me pandeminë, nga momenti që virusi hyri me vonesë, po e shprehin potencialin e tyre në këtë moment”.

Ka edhe një shembull kundër trendit rritës. “Në Maqedoninë e Veriut kjo prirje duket sikur ka rënë, dhe ne shpresonim se e njëjta gjë do të ndodhte edhe me Shqipërinë, por vendi nuk është më i izoluar, ka qarkullim të njerëzve që e bën të vështirë parashikimin”

Pamundësia e rikthimit në karantinë u shpreh edhe nga kryeministri Rama, dhe epidemiologu bie dakord. “Lockdown-i u mor si masë nga të gjithë vendet sepse mendohej se virusi kishte karakter respirator dhe që në verë do të pakësohej. Kjo nuk ka ndodhur, dhe tashmë jemi të detyruar në kushte të pamundësisë  të një lockdown-i të dytë, të zbatojmë masat e distancimit social që në një mënyrë ndihmon imunitetit e tufës. Edhe pse duhet të presim gjithsesi vaksinën” .

Për Yllin, statistikat e infektimit tregojnë gjithsesi një trend shpresëdhënës për javët në vijim. “Në Tiranë dhe qytetet e mëdha si Durrësi personat që kanë kaluar infeksionin po shkon te 10 %, ndërkohë që në pjesën tjetër të vendit jemi tek 5%. Një përqindje e tillë, edhe pse ende larg imunitetit të tufës, është sërish një barrierë e mirë për mos shpërndarjen e virusit. Mendohet se piku jonë mund të jetë rreth 200 raste në ditë, dhe ne po arrijmë atë pikë, por unë mendoj se në shtator mund të kemi një frenim të rasteve, ndërkohë që vala e dytë mund të shfaqet më vonë gjatë vitit”.

Gjithsesi, në prag të vitit shkollor, epidemiologu mbetet skeptik. “Të ishte për mua, unë do t’i mbaja të mbyllura shkollat. Vendimi është politik,  balanca midis rrezikut mjekësor dhe humbjes së një gjenerate që nuk po i kthehet bankave”, thotë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRHERË NË FORMË TË MIRË FIZIKE/ Ledina Çelo i rikthehet palestrës pas 2 muajsh (FOTO)
Previous article "ÇFARË DUAN GRATË?" Klajdi Haruni e ka gjetur përgjigjen dhe nuk e dimë a ka sukses tani! (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë! Aktualitet

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen Aktualitet

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT