Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur sot në zonën e Vasil Shantos në kryeqytet.
Një banor, shtëpia e të cilit pritej të prishet nga IKMT, ka bërë rezistencë duke hipur në tarracën e shtëpisë së tij dhe ka nisur të hedhë tjegulla dhe gurë mbi policët dhe mjetet që shërbejnë për të shembur banesat.
Si duket, burri i cili është në të 60-at, pretendon se nuk ka marrë kompesimin e premtuar për shembjen e banesës së tij. Në video dëgjohet ai tek i thotë policëve të largohen dhe kërkon që të dëmshpërblehet përpara se t’i prishet shtëpia.
Për më shumë ndiqni pamjet:


