• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HAPJA E SHKOLLAVE/ Zamira Gjini: Në shumicën e qyteteve orët nga 30 minuta. Do ketë turne…
Home
Sociale

HAPJA E SHKOLLAVE/ Zamira Gjini: Në shumicën e qyteteve orët nga 30 minuta. Do ketë turne…

24 August, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave dhe zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Zamira Gjini e ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka bërë me dije se shkollat do të organizojnë vetë mësimin sipas kushteve që kanë bazuar tek udhëzuesi i hartuar nga MSH.

Gjini thotë se drejtorët e shkollave tashmë kanë në dorë se si do të organizohet mësimi, ndarja e klasëve dhe orëve.

Ajo siguroi se në pjesën më të madhe të qyteteve orët do të jenë nga 30 minuta, kurse në pjesën tjetër do të jenë të plota dhe mësimi do të zhvillohet rregullisht.

Më tej Gjini theksoi se nga 1 shtatori janë shkollat ato që duhet të informojnë prindërit mbi pikat e udhëzuesit pasi përgjegjësitë tashmë janë të ndara.

”Ne kemi disa javë që ndjekim hap pas hapi situatën me përhapjen e COVID-19. Duke parë dhe vendet e tjera se çfarë planesh kanë marrë. Ky do jetë një vit shkollor ndryshe nga vendet e tjera. Do jenë të angazhuara të gjitha strukturat. Nëse nxënësit do të kthehen në shkollë, do të jenë të sigurt. Ndaj na është dashur që të ndërtojmë disa skenarë.

Dezinfektimin e duarve, mjediseve, është protokoll i detajuar që tregon saktë dhe qartë për çdo actor përgjegjës në institucionet e arsimit. Se çfarë duhet bërë për një ditë të sigurtë.

Drejtoritë e shkollave, kanë bërë një draft plan të ndarjes së klasave, dhe orëve mësimore, për të gjitha lëndët dhe klasat që kanë në dispozicion, që të jenë të realizueshme masat.

Sigurisht është, janë shumë masa dhe veprime që kryhen nga shkollat, mësuesit dhe drejtorët, por edhe përgjegjësi nga prindërit.

Nga shtatori shkollat informojnë prindërit. Çfarë masa duhet të marrin prindërit, për të siguruar një vijimësi të mësimit.

Prindërit duhet të jenë në komunikim nga 1 shtatori. Në kuadër të këtij protokolli, për disa shkolla duhet riorganizim i klasave dhe orëve mësimore. Është konsultuar dhe me aktorë të tjerë. Që do të jetë në draftin që po diskutojmë ne. në këtë program që kemi hartuar, i është lënë drejtorëve lirshmëri të vendosin si do të bëhet mësimi. Sepse ka shkolla me klasa të mëdha, ka me klasa të vogla. Në qytetet e mëdha do të ketë turne, dhe nënturne. Mund të ketë edhe orë mësimore online. Por që do të ketë kontaktim, nxënësi do të shkojë në shkollë. Për ndonjë lëndë apo modul mund të ketë mësim online.”- tha Gjini.

Sa i përket shkollave me turne në qytetet e mëdha, Zamira Gjini ka theksuar se cikli i ulët do të zhvillojë mësim paradite kurse cikli i mesëm pasdite. Po ashtu ajo nuk përjashton mundësinë që disa lëndë të veçanta të bëhen online ose në ambiente në natyre, jashtë shkollës.

”Drejtorët e shkollave po bëjnë organizimin. Siç e thashë ka lirshmëri, ka fleksibilitet. Për shkollat e mëdhaja, do të ketë turne paradite dhe pasdite. Do të bëjnë nxënësit lëndën kryesore, cikli i ulët të jetë paradite, cikli i mesëm pasdite. Por në udhëzuesin, është lënë mundësia që të bëhet mësim edhe jashtë. Në disa shkolla do të ketë edhe orare të shkurtuara. Në pjesën më të madhe të qyteteve orët e mësimit 30 minuta. Nuk do të ketë pushim të madh apo të gjatë, porn ë shkollat ku orët janë të plota do të ketë dhe pushim të gjatë.”- shtoi Zamira Gjini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOEMAN NIS SPASTRIMET TEK BARCELONA/ Pas Suarez, edhe 2 lojtarëve u tregohet dera!
Previous article TIRANA-CRVENA ZVEZDA/ Policia me dorë të hekurt, ja masat e ashpra për tifozët

F.autor

Postime të ngjashme

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë! Aktualitet

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen Aktualitet

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT