• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PRITET VJESHTË E VËSHTIRË”/ Tomini: Kemi trend të lartë të përhapjes së Covid-19. Pritet vjeshtë e vështirë
Home
Sociale

“PRITET VJESHTË E VËSHTIRË”/ Tomini: Kemi trend të lartë të përhapjes së Covid-19. Pritet vjeshtë e vështirë

24 August, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Specialistja e ISHP, Eugena Tomini, foli për situatën e krijuar në vend nga kornavirusi. Në një lidhje në “News24”, Tomini deklaroi se ka një trend në rritje të infektimeve, me një intensitet që përvijon nga 100-150 raste në ditë.

Tomini theksoi se janë evidentuar edhe raste infektimi në grupmoshat e reja, duke shtuar se këta të fundit po trengojnë neglizhencë ndaj Covid-19.

Sa i përket asaj që mund të ndodhë në vjeshtë, kur do të jetë i pranishëm edhe gripi stinor, specialistja e ISHP tha se pritet një situatë e vështirë, por që të gjitha strukturat janë në gatishmëri dhe do të bëjnë gjithçka për të bërë të pamundurën të mundur.

Pjesë nga intervista:

Si është situate aktuale me koronavirusin?
Kemi një trend të lartë të përhapjes së virusit. Kemi një intensitet që përvijon me nga 100-150 raste në ditë. Janë evidentuar që kemi dhe raste në grupmoshë të re. të rinjtë po tregojnë një neglizhencë ndaj masave të koronavirusit.

Cfarë po ndodh me ata që shërohen dhe më pas ndërrojnë jetë?

Sa i përket ecurisë klinike të rasteve nuk e ndjek, duhet të flasin specialistët. Negativizimi i pacientëve është dicka që bëhet nga mjekët që e kanë ndjekur. Janë elementë klinikë që duhen vlerësuar vetëm nga mjekët që ndjekin rastet. Por duhet theksuar se koronavirusi është shumë tinëzar. Janë ca elementë që mbase do vlerësohen pasi të ketë mbaruar pandemia, për të hedhur dritë mbi rastet.

Pacientët me Covid po trajtohen vetëm në dy spitalet Covid-1 dhe Covid-2?
Absolutisht që kemi pacientë që po trajtohen në këto dy spitale, kemi pacientë të konfirmuar Covid-19 që janë simptomatikë të lehtë apo asimptomatikë, që po ndiqen nga mjekët e familjes në shtëpi.

Po në spitalet rajonale po trajtohen pacientë?
Nuk kemi trajtim të rasteve me simptoma të lehta apo asimptomatikë në këto spitale.

Po vazhdon të aplikohet serologjikja?
Testimet serologjike janë duke u përvijuar, së bashku me testin PCR. Po ashtu, vijojnë edhe procedurat për trajtimin me plazmën e gjakut të pacientëve me koronavirus.

A keni frikë që në vjeshtë virusi të jetë më agresiv dhe të kemi më shumë vdekje e infektime?
Nuk mund të flas në emër të frikës, pasi për mjekët frika nuk ështe element i tyre. Vërtet Covid gjunjëzoi të gjithë, por dua të them që të gjitha strukturat janë në gatishmëri për të përballur situatën. Sigurisht që do të ketë vështirësi. Nuk mund ta mohojmë që do të ketë vështirë, por e pamundura do të bëhet e mundur. Do të jemi të gjithë në gatishmëri për të raportuar të gjitha rastet, deri në nivele madhore. Sigurisht që do të përballemi me problemet respiratore, por edhe me Covid njëkohësisht. Shpresojmë që të gjithë bashkë t’ia dalim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIZA E COVID-19 GODET RËNDË MILAN/ "Kuqezinjtë" me buxhet të limituar në merkato
Previous article COVID-19/ Prezantuesi i njohur publikon skanimet e mushkërive: Tregojuani atyre që janë akoma idiotë

F.autor

Postime të ngjashme

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë! Aktualitet

NJË MUAJ NGA ZHDUKJA E INXHINJERIT SHQIPTAR/ Familja përsërit apelin: S’ka konfirmim për vdekjen, na ndihmoni që ta gjejmë!

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen Aktualitet

"SHQIPËRIA OFRON MBËSHTETJE SHTESË..."/ Bordi i Paqes në Gaza njofton marrëveshjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT