• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KAM FRIKË PREJ TIJ…”/ Për herë të tretë në burg, 47 vjeçari nga Tirana nuk “heq dorë” nga rrahja e gruas
Home
Aktualitet
Kronikë

“KAM FRIKË PREJ TIJ…”/ Për herë të tretë në burg, 47 vjeçari nga Tirana nuk “heq dorë” nga rrahja e gruas

21 August, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Disa burra nuk venë mend, por edhe disa gra gjithashtu. Edhe në rast se njëri prej tyre ka bërë burg dhe tjetri është shkaku pse ai ka përfunduar në qeli, ata vazhdojnë të jetojnë bashkë. Një 47-vjeçar me banim në kryeqytet, u dërgua sërish në paraburgim, pesë muaj pasi ai kishte dalë i lirë pasi kishte përfunduar dënimin për dhunë në familje.

Përpara këtij dënimi A. S lindur dhe banues në kryeqytet rezulton të ketë qenë në burg edhe gjatë 2018 , edhe atëherë për dhunë në familje. Por siç kuptohet, burri jo vetëm që nuk është rehabilituar por as që ka vënë mend dhe diçka e tillë i ka kushtuar atij burgosjen për herë të tretë.

Sipas burimeve, bashkëshortja me emrin Liljana, numërohet të ketë marrë tetë urdhra mbrojtjeje, por as që e ka menduar ndonjëherë që të divorcohet nga i shoqi, që sa herë del nga burgu përsërit dhunën ndaj saj apo edhe fëmijëve. Kur gruaja shkoi në polici duke treguar shenjat në fytyrë, policia e komisariatit numër 4 vrapoi në banesën private të çiftit.

“Punoj pastruese e Bashkisë dhe u ktheva në orën 4 të mëngjesit rrëfen gruaja e dhunuar me inicialet L.L. Im shoq po pinte vetëm, ishte i dehur. Ai nuk më lejoi të hyj në shtëpi,më përzuri. Mora djalin dhe ika tek kushërira .

Të nesërmen u ktheva në orën 12. E gjeta duke pirë. Kur hymë në banesë u drejtua nga djali për ta rrahur, ndërhyra për t’i ndarë , atëherë ai mu kthye dhe më qëlloi me grusht në fytyrë” rikujton për agjentët gruaja, teksa policët mbajtën shënim çdo fjalë dhe përshkrim të saj. I shoqi sipas kallëzueses kishte qenë shumë herë në polici për dhunën që ushtronte dhe madje ai kishte bërë edhe burg.

“Kam frikë prej tij, kur ai pi është jashtë kontrollit. Por ama kur është esëll është njeri i rregullt dhe familjar” mësohet sipas burimeve të ketë thënë gruaja e dhunuar. Më tej L.L shton sipas dosjes që gazeta “Si” disponon“ që kur së fundmi doli nga burgu kjo është hera e parë që më rreh”. Bëhet me dije se nënë e bir kanë rimarrë sërish urdhër mbrojtjeje, ndërsa burri me inicialet A. S përfundoi për herë tretë në qeli, ndonëse ai mohoi të kishte ngritur dorë.

“Isha I pirë, bëmë vetëm llafe, asgjë tjetër, por këto gratë e sotme nuk durojnë më as fjalët” është përpjekur të justifikohet 47-vjeçari, i cili me ndryshimet e reja në kodin penal do të hetohet si dhunues recidivist e për pasojë parashikohet të qëndrojë pak më gjatë në paraburgim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BILANC TRAGJIK NË KOSOVË/ 10 viktima dhe 162 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit
Previous article KËRCYEN NË DASËM/ Me uniformë dhe pistoletë në brez, pezullohen tre policët në Shkodër. Lokali...

F.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT