Tre të burgosur kanë fituar betejën me koronavirusin.
Mësohet se të burgosurit janë negativizuar pas trajtimit për Covid-19 në Spitalin Infektiv.
Ata kanë lënë spitalin këtë mesditë dhe janë transferuar në një shërbim tjetër në QSUT. “BalkanWeb” siguron pamjet që tregojnë momentin kur tre pacientët nxirren nga Spitali Infektiv.


