Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Vlorë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Sipas të dhënave paraprake, disa persona kanë bërë sherr me njëri-tjetrin, ndërsa në vendngjarje është gjetur edhe një thikë.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i personit të plagosur, i cili është goditur fillimisht me qytën e pistoletës dhe më pas është goditur me armë.
Policia ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e rrethanave.


