Pas 3 ditëve kaotike në Kakavijë, kur situata mori përmasa alarmante, Greqia po diskuton të heqë tamponin pët të gjithë dhe të bëhet vetëm me kampion, 1 në 10 makina.Lajmi është dhënë ekskluzivisht për Report Tv nga zv. ministri i jashtëm, Agron Tare.
“Në këto momente është hapur kufiri dhe po kalojnë qytetarë, se ishte bllokuar. Kjo situatë është në të gjithë botën, janë kushte të sigurisë, jo se grekët kanë bllokuar. Ministria e Brendshme greke është në debat me ministrinë e Brendshme për të lehtësuar kalimin e udhëtarëve në Kakavijë. Deri tani ka qenë e bllokuar, se mjekët grek kanë pasur probleme, logjistike dhe materiale, nuk kanë pasur tamponë. Tani do hapet, do kalojnë me tampon, po autoritetet greke po diskutojne që të hiqet tamponi dhe ta bëjnë me random, pra me kampion, jo të gjithë, por disa do e bëjnë testin. Që t’ua bëj më të thjeshtë, nëse kalojmë 100 makina, ata mund te zghjedhin qe 10 qytetarë mund t’u bëhet tamponi, të tjerëve jo. Kjo situatë po diskutohet si mundesi, ndoshta do jetë nga sot, pastaj në varësi të shifrave do shihet, se mund të mbyyllet fare kufiri nëse ka raste të reja shumë”, tha Tare.
Tare ka vënë theksin se ky është një problem me të cilat po përballen shumë shtete në botë, për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e COVID, teksa ka sqaruar se bashkëpunimi me palën greke ka qenë në nivele maksimale. Ndërkohë, ka pasur një apel për qytetarët që të informohen për gjendjen në kufi, përpara se të udhëtojnë.
“Në këtë rast bashkëpunimi me palën greke ka qenë maksimal dhe me përfaqësitë diplomatike. Nga pala greke, nuk kemi ankesa duke parë situatën. Çdo shtet ka të drejtë që të marra masat e nevojshme. Kush udhëton duhet të mendohen mirë para se të udhëtojnë në këto kohë. Duhet dhe një bashkëpunim me qytetarët. Që nëse marrin vendimin për të udhëtuar, të informohen”, tha ai.
Pyetur nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, për një tjetër problem, atë pajisjen e qytetarëve me dokumente identifikimi, ai ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve. Sipas tij për pak javë çdo gjë do t’i rikthehet normalitetit.
“Qytetarët duhet ta kuptojnë. Në 2009 u bë liberalizimi i vizave dhe i pasaportave biometrike dhe përkon afatin 10- vjeçar dhe fluksi është i madh, e kemi pasur problem që në janar, nuk është i tanishëm, për shumë arsye, t’ua bëjmë qejfin qytetarëve, ndoshta edhe për korrupsion dhe për paaftësi të stafit. Se qytetarët e dëgjojnë dhe akuzojnë. Nga data 28 korrik deri në 12 gusht 4000 mijë pasaporta në Athinë. Nga janari në korrik janë bërë 14 mijë pasaporta. Duhet ta kuptojnë me këto shifra se me çfarë ritmesh po punohet. Në ambasadë në Athinë po i respektojmë masat në elasticitet të mundshëm, por të respektoheshin më shumë do ishte radha më e gjatë”, përfundoi Tare.


