Greqia është tmerruar nga një ngjarje e rëndë mbrëmjen e djeshme në zonën e Kalitheas. Një 67 vjeçar ka masakruar me sëpatë bashkëshorten e tij.
Pasi plagosi rëndë 57 vjeçaren, ai tentoi vetëvrasjen, por falë ndërhyrjes së policisë u shmang tragjedia.
Sipas mediave greke, 67 vjeçari në gjendje të dehur filloi të qëllonte me sëpatë bashkëshorten e tij, e cila i kishte kërkuar divorcin.
Megjithatë gruaja arriti të dalë nga shtëpia por nuk iu largua dot ndjekjes së 67 vjeçarit i cili filloi ta godiste sërish.
Pasi mendoi se gruaja kishte vdekur, ai e drejtoi sëpatën nga vetja duke u qëlluar në kokë disa herë.
Policia dhe banorët e zonës ndërhynë menjëherë, ndërkohë 57-vjeçarja është shtruar në spital për të mjekuar plagët.






