• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIKTHEHEN PËRPLASJET MES GRUPEVE KRIMINALE NË SHKODËR? Burimet: Gjin Ndoji shok me anëtarët e familjes Bajri
Home
Aktualitet
Kronikë

RIKTHEHEN PËRPLASJET MES GRUPEVE KRIMINALE NË SHKODËR? Burimet: Gjin Ndoji shok me anëtarët e familjes Bajri

10 August, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

38-vjeçari Gjin Boriçi që u vra një ditë më parë në Shkodër njihej edhe si Gjin Ndoj apo Gjin Frroku. Burime policore bëjnë të ditur se 38 vjeçari është qëlluar me dy plumba në kokë dhe një në shpatull duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia deri më tani ka dy pista hetimi. Njëra është për shkak të gjakmarrjes pasi një xhaxha i viktimës 15 vite më parë ka vrarë një djalë 16 vjeç ndërsa pista tjetër po aq kryesore ka të bëjë me aktivitetin e mëparshëm të Gjin Boriçit.

Dyshohet se vrasja e Gjin Boriçit ka lidhje me përplasjet e grupeve kriminale në Shkodër. Gjin Boriçi ka qenë shok me anëtarë të familjes Bajri, konkretisht Behar Bajrin i cili sapo ka dalë nga paraburgimi pasi janë pushuar akuzat ndaj tij. Autorët dyshohet se i kanë zënë pritë Gjin Boriçit dhe pasi e kanë nxjerre nga makina kanë qëlluar ndaj tij pa ndërruar asnjë fjalë duke shtënë dy plumba në kokë dhe një në shpatull. Policia dyshon se autorët janë njohës të mirë të zonës ku ndodhi vrasja edhe pse nuk ka arritur ende në identifikimin e tyre.

Ajo që mbetet mister është se nga kanë ikur autorët pasi kanë patur tre mundësi, një në drejtim të Torovicës në Lezhë, e dyta një rrugë që të nxjerr tek ura e Gjo Lulit në Velipojë ose në këmbë përmes një mali në zonën e Velipojës. Hetimi për këtë vrasje të rëndë po kryhet në total në 5 drejtori të policive vendore ku mendohet se mund të kenë lëvizur dhe vepruar autorët. Ndërkohë mësohet se policia e Shkodrës ka sekuestruar një numër të madh të kamerave të sigurisë në rrugën nacionale Shkodër-Tiranë, në zonën e Bushatit ku janë drejtuar autorët pas vrasjes, në zonën e Velipojës, në Lezhë dhe vende të tjera ku ka dyshime se mund të kenë lëvizur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I PREKUR NGA TËRMETI I NËTORIT/ Banori zë ngushtë Bashën: Ke ardhur me shumë vonesë, s'je afër popullit
Previous article U PAGUAN PËR TË VRARË REGIS RUNAJN& EMILJANO RAMAZANIN/ Gjykata: Burg pa afat për dy autorët! (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

VELIAJ ME RAPORT MJEKËSOR/ Shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme Aktualitet

VELIAJ ME RAPORT MJEKËSOR/ Shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT