Ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavisë, është krijuar një radhë e madhe automjetesh.
Mësohet se në doganën e Kakavisës ka shkuar radha në 5 kilometra.
Burime për medija bëjnë me dije se kjo radhë është krijuar për shkak se pala greke po punon me dy sportele.
Kujtojmë që qeveria greke ka vënë orarin 06:00 me 22:00 per të kaluar në shtetin fqin më pas dogana mbyllet.
Kufizimi i orarit ka bërë që qytetarët të dynden për të kaluar kufirin, përpara se dogana greke të mbyllet në orarin 22:00.
Kujtojmë që në shtetin fqinj mund të kalojnë shtetasit grekë, shtetas shqiptar e të huaj, të cilët janë të pajisur me leje qëndrimi.