• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA E RËNDUAR/ Covid prek 10 infermierë dhe një mjek brenda javës tek “Shefqet Ndroqi”
Home
Sociale

SITUATA E RËNDUAR/ Covid prek 10 infermierë dhe një mjek brenda javës tek “Shefqet Ndroqi”

7 August, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Brenda një jave, 10 infermierë dhe një mjek të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë infektuar në vendin e punës nga virusi covid.

Burimet konfirmuan se 10 infermierët dhe mjeku janë pjesë e ekipit të spitalit që prej periudhës kur u shndërrua në spital covid, që po përballon një fluks të lartë shtrimesh.

Ekipi mjekësor punon në kushte tejet të vështira, me orare të zgjatura dhe me numër të vogël personeli pasi një mjek shërben rreth 18-20 pacientë.

Të ndodhur në këto kushte, rreziku i infektimit ka qenë mjaft i lartë ccka ka vënë në rrezik jetën e personelit mjekësor.

Një prej mjekëve të infektuar është mjeku anestezist Alban Hatibi i cili u shtrua javën e shkuar në gjendje të rëndë në spitalin ku shërben vetë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Vënia në rrezik e personelit shëndetësor nuk është e duhura pasi në mungesë të stafit mjekësor, shërbimi ndaj pacientit është i cunguar e për më tepër vë në rrezik dhe jetën e tij.

Në këto kushte, kur pandemia po merr përmasa të frikshme, me 150 raste të reja çdo ditë dhe numër të lartë viktimash, e vetmja mënyrë është shtimi i kapaciteteve të terapisë intensive, e cila do të çlironte të dyja spitalet Covid dhe do të lejonte stafin mjekësor të ofronte shërbim cilësor për pacientin.

Por siç duket, jo vetëm pacienti që preket nga koronavirusi, por dhe mjeku nuk e ka në dorë jetën pasi mungesa e kushteve në spital cenon dhe kujdesin shëndetësor për të dyja palët. E në këto raste kur jetët e humbura tek bluzat e bardha në Shqipëri deri tani numërohen 3, frika se ky numër mund të rritet bën që shumë mjekë e infermierë të jetojnë me ankthin e infektimit dhe rrezikimit të jetës në vendin e punës. Deri kur kështu?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E NJËJTA VESHJE DHE I NJËJTI STIL FLOKËSH/ Cardi B shfaqet me të njëjtin "look" si Enca dhe këtë e sjell në vëmendje vetë këngëtarja
Previous article COVID-19/ Danimarka shtyn vendimin për rritjen e numrit të qytetarëve në tubime

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT