• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ASNJË GARANCI PËR VAKSINË EFEKTIVE KUNDËR COVID”/ Ekspertët gjermanë ‘kundër’ OBSH-së: Do ta kemi së shpejti
Home
Nderkombetare

“ASNJË GARANCI PËR VAKSINË EFEKTIVE KUNDËR COVID”/ Ekspertët gjermanë ‘kundër’ OBSH-së: Do ta kemi së shpejti

4 August, 2020 s.autor Botë, Breaking News, Nderkombetare

Edhe pse e gjithë bota është në kërkim të një vaksine kundër Covid-19, ekspertët e OBSH-së janë skeptikë dhe thonë se kundër virusit Corona nuk do të zbulohet kurrë ndonjë “kurë çudibërëse”.

Shumë gjëra janë ende të pashpjeguara në lidhje me virusin Corona. Prandaj drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dhe Drejtori i Emergjencave i OBSH-së, Mike Ryan, paralajmërojnë autoritetet e të gjitha vendeve që të zbatojnë me rigorozitet rregulla standarde, si mbajtja e maskave, larja e shpeshtë e duarve, mbajtja e një distance fizike dhe testime për koronën.

“Mesazhi për njerëzit dhe qeveritë është i qartë: maska duhet të bëhet “simbol i solidaritetit” në të gjithë botën” – tha Tedros gjatë një konference për shtyp në Gjenevë. Rruga për rikthimin në normalitet do të jetë e gjatë.

“Nuk ka garanci për vaksinë efektive”

Sipas dy ekspertëve të OBSH-së kundër virusit Corona nuk do të zbulohet kurrë ndonjë “kurë çudibërëse”. Aktualisht janë në fazën e tretë vendimtare të zhvillimit klinik një numër vaksinash, “dhe të gjithë shpresojmë të kemi një varg vaksinash që mund të mbrojnë njerëzit nga infeksioni”, thanë Tedros dhe Ryan. Sidoqoftë nuk ka asnjë garanci për një vaksinë plotësisht efektive. Ndoshta vaksinat do të ofrojnë mbrojtje kundër SARS-CoV-2 vetëm për disa muaj.

Optimizëm nga Gjermania
Kurse ekspertët e Institutit “Paul Ehrlich” që është përgjegjës për miratimin e prodhimeve mjekësore në Gjermani dhe në këtë mënyrë edhe për vaksinat e reja, mendojnë krejtësisht ndryshe.

Presidenti i këtij instituti, Prof. Dr. Klaus Cichutek, tha në televizionin publik gjerman ZDF se është i sigurt që së shpejti do të ketë një vaksinë kundër virusit Corona. Rezultatet e para të studimeve klinike tregojnë që “disa vaksina vërtetë mund të nxisin një reagim specifik të imunitetit të njeriut ndaj SARS-CoV-2”, tha ai./DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJENDJE SKANDALOZE NË SPITALIN E KOSOVËS/ Vajza detyrohet t'i shërbejë nënës së infektuar me COVID-19 (FOTO)
Previous article NUMËR REKORD TË INFEKTURISH NË KOSOVË/ Drejtori i Shërbimit Spitalor jep shpresë: Kemi 750 shtretër të gatshëm

s.autor

Postime të ngjashme

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit Botë

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit

RAMA ZBARKON NË BRUKSEL/ Pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE Breaking News

RAMA ZBARKON NË BRUKSEL/ Pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT