Spitalet e Kosovës duket se janë në gjendje skandaloze, të paktën kështu duket nga fotot që kanë publikuar mediat kosovare.
Në Klinikën e Pulmologjisë të Qendrës Klinike Universitare (QKUK) është fotografuar një vajzë që detyrohet t’i shërbejë vetë nënës së saj të infektuar me COVID-19.
Në foto shihet vajza duke i mabjtur nënës së saj serumin dhe duke rrezikuar infektimin nga koronavirusi, ndërsa pamjet janë vërtet skandaloze.
Mediat kosovare shkruajnë se pavarësisht rrezikut, familjarët e të sëmurëve lejohen të frekuentojnë dhomat ku gjenden të shtruar pacientët me koronavirus.
Shifrat e të prekurve dhe viktimave po rriten çdo ditë në Kosovë, ku ditën e djeshme kishte 250 raste të reja dhe 7 të vdekur si pasojë e koronavirusit.