• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TESTET TEK PRIVATI/ Ministria zbardh kriteret. 10 kushtet për laboratorët jo-publike për Covid, rezultatet vetëm vlerë administrative
Home
Sociale

TESTET TEK PRIVATI/ Ministria zbardh kriteret. 10 kushtet për laboratorët jo-publike për Covid, rezultatet vetëm vlerë administrative

2 August, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Është e vërtetë që Ministria e Shëndetësisë ka autorizuar spitalet private të kryejnë testet molekulare për infeksionin SARS-CoV-2 po zor se të gjithë këta do jenë në gjende të plotësojnë kriteret strikte të vendosura për ta fituar të drejtën për realizimin e kësaj procedure.

Është zbardhur Urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë ku përcaktohen kriteret që duhet të plotësojnë spitalet private për t’u lejuar të kryejnë testimet molekulare.

Testimi duhet kryer në respektim të plotë të masave të mbrojtjes së personelit shëndetësor në kushtet e biosigurisë dhe përdorimit të mjeteve të mbrojtjes personale, dhe mbrojtjes së vetë personit dhe të tjerëve në kontakt me të. Vetëm testet e pajisura me certifikatë regjistrimi nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, duhet të lejohen për kryerjen e këtij lloj testimi.

E rëndësishme është të theksohet që në fillim se ky testim nuk do të shërbejë si test diagnostik i lidhur me infeksionin dhe sëmundshmërinë e COVID-19, por do të ketë vetëm vlerë administrative. Laboratori i Virologjisë pranë ISHP-së, është i vetmi laborator, i cili do të konfirmojë diagnozën në rastin e rezultatit pozitiv ardhur nga laboratorët e tjerë.

Ndërkaq laboratorët e interesuar për ta kryer këtë test do t’i nënshtrohen procedurës së njohjes nga Ministria e Shëndetësisë.

Laboratori duhet të jetë i licencuar për ushtrimin e veprimtarisë së shërbimeve laboratorike sipas legjislacionit në fuqi;

b) të përdorë teste të pajisura me certifikate regjistrimi nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore;

c) të sigurojë kushtet e biosigurisë;

d) të ketë recepsion të dedikuar për paraqitjen e personave të interesuar; e) të ketë ambiente të veçanta për marrjen e mostrave dhe ambient të veçantë për analizimin e mostrave;

f) stafi duhet të jetë i pajisur me mjetet e mbrojtjes personale dhe të disponojë ambiente të posaçme për veshjen dhe heqjen e tyre;

g) të sigurojë ambient 100% steril sipas standardeve ndërkombëtare për kryerjen e RTPCR;

h) të jetë i ndarë me derë hermetike dhe dhoma e ekstraktimit të mostrës të jetë e pajisur me dy laminar flow BSL 2 dhe të jetë e ndarë nga dhoma e testimit apo analizimit të mostrës;

i) ambientet e testimit të jenë të pajisur me lavaman dhe të kenë një autoklavë vetëm për sterilizimin e instrumenteve të këtij laboratori;

j) të ketë ambient të dedikuar të mbetjeve të rrezikshme për këtë laborator.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VATRA TË REJA COVID NË ELBASAN/ Infektohet edhe anëtari i Dhomës së Avokatisë
Previous article MBUSHET SPITALI INFEKTIV NË KOSOVË/ Pacientët me Covid-19 i kalojnë në repartin e Gjinekologjisë

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË SARANDË/ Bie nga soleta e një objekti në ndërtim, 44-vjeçari dërgohet me urgjencë në Tiranë Aktualitet

E RËNDË NË SARANDË/ Bie nga soleta e një objekti në ndërtim, 44-vjeçari dërgohet me urgjencë në Tiranë

"PËR DY VITE ISHTE KOMPANIA MË E MADHE NË KRYEQYTET"/ Artan Hoxha: Ja si personazhet e botës së krimit investuan në ndërtim Aktualitet

"PËR DY VITE ISHTE KOMPANIA MË E MADHE NË KRYEQYTET"/ Artan Hoxha: Ja si personazhet e botës së krimit investuan në ndërtim

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara Aktualitet

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT