Maxhoranca u terhoq nga shkarkimi i Presidentit Ilir Meta, ndërsa ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji tha se “që në këtë moment kanë rënë edhe zgjedhjet e 30 qershorit.
Per “News24”, Salianji u shpreh se PS pranoi se bëri gabim që kërkoi shkarkimin e Presidentit.
Sipas Salianjit, i gjithë procesi “ishte për të propaganduar dhe për të mbajtur po themi me pilula militantët e Partisë Socialiste, për gjasme një luftë dhe për gjasme shkelje të Presidentit të Republikës”.
Pjesë nga intervista:
Do doja ta nisnim bisedën bashkë me atë që kemi ndjekur pak çaste më parë live në Neës 24,ne seancën plenare, Kuvendi nuk e shkarkoi Presidentin e Republikës. Ju e prisnit të ndodhte kjo?
Salianji: Nuk është cështje pritshmërie, se me qejf mazhoranca mund ‘ta varte’ Presidentin e Republikës por duhet të merremi dhe duhet theksuar tani pasojat e votimit të sotëm në Parlament, nuk u shkarkua Presidenti, nuk ka një vendim të parlamentit për të shkuar në Gjykatë Kushtetuese për t’u parë nëse është kushtetuese apo jo shkarkimi I Presidentit por ka një votim të kuvendit I cili në mënyre indirekte legjitimon vendimarrjen e Presidentit të Republikës për dekretimin e datës 13 Tetor dhe jo 30 Qershorit.
Që kështu në këtë moment kanë rënë dhe zgjedhjet e 30 Qershorit edhe me votën e deputetëve të Partisë Socialiste dhe të mazhorancës kështu kjo pas sjell si pasojë krijimin e kushteve per zhvillimin e kushteve të zgjedhjeve locale në të gjitha bashkitë për të mos u thelluar akoma më tej paligjshmëria e emërimit të disa gjasme kryebashkiakëvë në krye të këtyre strukturave.
Ky është lajmi I sotëm dhe nuk është asnjë lajm tjetër sepse u kuptua që e gjitha ishte për të propaganduar dhe për të mbajtur po themi me pilula militantët e Partisë Socialiste, për gjasme një luftë dhe për gjasme shkelje të Presidentit të Republikës, por merren vetëm me aspektin e parë dhe nga ana tjetër është dhe po themi drejtësia e kauzës së Presidentit të Republikës që shkoi deri në protestë për ligjshmërinë e vendimit të tij për emërimin në Gjykatë Kushtetuese pra për moslejimin e kapjes. Pra, një votim sjell dy pasoja po themi të drejten që I jep presidentit në kauzën për Kushtetutën dhe po ashtu në dekretin e 30 Qershorit që po ashtu duhet një orë e më parë të bëhën zgjedhjet locale, se dhe vetë Partia Socialiste e konfirmoi si të drejtë vendimin e Presidentit, sepse pot ë ishte I padrejte vendimi I Presidentit do ta kishte shkarkuar apo jo?
Kryeministri deklaroi që do vazhdojmë ti qëndrojmë të njëjtit mendim që Presidenti e ka shkelur detyrën por respektojmë Venezian…
Salianji: Me mendime e thashë dhe mund të dojë ‘ta vari’ , unë po them me akte. Akti është vendim I Parlamentit, vendimi ky që është I njëanshëm, I kontrolluar I gjithi nga Rama nuk nderrmori as nuk pati guximin që ta shkarkojë Presidentin për një akt që mendon se është I paligjshëm.
Nëse Presidenti I Republikës paska nxjerrë nje dekret që sipas Partisë Socialiste mund të conte vendin në konflikt civil që është tej konpetencave etj etj nuk e shkarkon? Do ta shkarkonte të paktën me akt dhe do priste të gjykohej në Gjykatën Kushtetuese vendim marrja e Parlamentit. Sot me votën e tyre treguan që zgjedhjet e 30 Qershorit kanë rënë dhe zgjedhjet duhet të bëhen një orë e më parë sepse dhe vet Partia Socialiste e konfirmoi qëndrimin e Presidentit.


