Një familje e tërë ka rezultuar pozitive me koronavirus, duke e kthyer atë në një mini vatër infeksioni në Luca të Italisë. Është rasti i tretë në pak ditë në këtë provincë.
Bëhet fjalë për një burrë italian dhe një grua shqiptare që banojnë në Luka dhe një djalë, i mitur, të gjithë pozitivë me Covid-19.
Mediat italiane bëjnë me dije se gruaja ishte kthyer nga Shqipëria ditët e fundit dhe tani e gjithë familja është në izolim. Në lidhje me këtë rast, është aktivizuar një grup mbikqyrësish, thuhet në artikull.
Autoritetet përgjigjëse në Luka të Italisë po kryejnë veprime monitorimi dhe kontrolle të kontakteve të afërta dhe po bëjnë të gjitha veprimet e nevojshme për të ngushtuar rrethin e kontakteve në mënyrë që të minimizojnë përhapjen e infeksionit.


