• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
9 MUAJ NË IZOLIM/ Veliaj kërkesë Gjykatës së Posaçme: Ende nuk më është vënë në dispozicion asnjë faqe nga dosja
Home
Politikë

9 MUAJ NË IZOLIM/ Veliaj kërkesë Gjykatës së Posaçme: Ende nuk më është vënë në dispozicion asnjë faqe nga dosja

15 November, 2025 s.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka paraqitur Gjykatës së Posaçme një kërkesë zyrtare, ku kërkon t’i garantohet e drejta kushtetuese për t’u njohur realisht dhe efektivisht me aktet e dosjes ndaj tij.

Prej më shumë se 9 muajsh në paraburgim, Veliaj nuk është lejuar të lexojë asnjë faqe të dosjes, pasi:

– USB-ja e dorëzuar avokatëve nuk mund të përdoret në kushtet e sigurisë së burgut;

– gjykata nuk i ka vënë në dispozicion një kopje fizike të materialeve;

– aktet e depozituara në gjykatë nuk përputhen me ato të dorëzuara në USB nga prokuroria.

Sipas kërkesës së Veliajt, kjo përbën një cenim të rëndë të së drejtës për mbrojtje efektive dhe një shkelje të drejtpërdrejtë të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Veliaj kërkon vetëm dy elementë bazë për të ushtruar mbrojtjen e tij:

një kopje fizike të dosjes, që ai të mund ta lexojë vetë;

kohë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen.

Në kërkesë theksohet se vazhdimi i procedurës pa garantuar këtë të drejtë elementare e bën të pavlefshëm çdo hap të mëtejshëm dhe e shndërron procesin në një formalitet që cenon drejtësinë. Publikimi i kësaj kërkese bëhet në funksion të transparencës publike, për të treguar se një nga çështjet më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare po zhvillohet pa respektuar standardet minimale të procesit të rregullt ligjor evropian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIGJI PËR BARAZINË GJINORE/ Berisha: Do e çojmë në Kushtetuese, por mos prisni ndonjë gjë…
Previous article EMRAT/ Zbulohet “shtëpi bari” në Shkodër, tre të arrestuar për kultivim kanabisi me llamba

s.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT