Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se “Pakti i Universitetit” dhe vendimet e qeverisë të bëra sot publike nga Rama janë një mashtrimin.
Në një deklaratë për median fill pas vendimeve të qeverisë për 8 pikat e studentëve Basha thotë se asgjë nuk e zgjidh problemin në univeristete, përveçse anulimi i ligjit për arsimin e lartë.
“Pas panikut total që e ka mbërthyer, Rama po mashtron studentët me të ashtuquajturin pakt për Universitetin. Ai nuk ka asnjë plan dhe asnjë vullnet për të realizuar kërkesat e studentëve”
Paketa është një mashtrim i plotë shenjë e çoroditjes totale e kryeministrit.
E para, anulimi i ligjit për arsmin e lartë që është zanafilla e të keqes.
Ligji i arsimit të lartë është gurthemeli mbi të cilën qëndron kjo godinë korruptive, nuk jepen fonde e shqiptarët vidhen dyfish.
Drama e arsimit është kjo: paguhet më shumë se në Europë dhe kanë cilësinë më të dobët.
Hapi i parë, anulimi i ligjit dhe hartimi i një ligji për arsimin e lartë ne konsultime me pedagogë, ku të mëshirohen standardet e Europës.
Demokratizim dhe jo centralizim, më shumë autonomi, rol më i madh për pedagogët e studentët.
Një rikonceptim i mënyrës si do të rritet cilësia e mësimdhënies në universitete.
Rritja financiare nuk con në përmirësim të cilësisë.
Mbështetje për infrastrukturën akademike që sot është në ditën e saj më të zezë, rankimi i universtiteteve.
Janë kolona për një ligj të arsmit të lartë.- tha Basha.


