• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BAZA AJRORE E GJADRIT/ Si i nisi fluturimet në ditëlindjen e Enverit dhe u përdor nga CIA”
Home
Dossier

BAZA AJRORE E GJADRIT/ Si i nisi fluturimet në ditëlindjen e Enverit dhe u përdor nga CIA”

26 December, 2018 F.autor Dossier

Ish-aviatori Agim Bacelli rrëfen mbi bazën më të madhe ajrore shqiptare dhe një nga më të mëdhatë e më modernet në Europë, gjatë komunizmit, falë infrastrukturës tepër speciale që kishte. Kurse tani përdoret vetëm si strehim, për një numër avionësh të ngelur…

Baza ajrore, që cilësohej si njësia më e armatosur e Forcave Ajrore Shqiptare. Kjo ka qenë ajo e Gjadrit, fluturimet në të cilën filluan pikërisht me rastin e ditëlindjes së ish-diktatorit, më 16 tetor 1976. 

 

Detaje të tjera interesante rreth saj nga ish-aviatori Agim Bacelli për “Albanian Free Press”. Sipas tij, kjo bazë u bë për herë të parë publike, “kur në vitet pas regjimit komunist u përdor nga CIA amerikane në operacionet e vëzhgimit të hapësirës së ish-Jugosllavisë gjatë luftës së Bosnjës”. 

“Nga baza operuan katër avionë spiunë të telekomanduar (dron) “Predator II”, me pak sukses. Dhe duke vuajtur nga prerja e fondeve, baza ndaloi funksionimin në vitin 2000…”, rrëfen ai…

***

Baza ajrore e Gjadrit, ishte baza më e madhe ajrore shqiptare dhe një nga më të mëdhatë e më modernet në Europë të asaj kohe, falë infrastrukturës tepër speciale që ajo kishte. Pista ajrore u ndërtua në një mënyrë të tillë që pas uljes, avioni të mund të futej direkt në një tunel të nëndheshëm në formë “U”-je në malin e Kakariqit. Ky tunel me një gjatësi mbi 600 metra, gjerësi mbi 15 metra dhe lartësi mbi 9 metra, ishte edhe shtëpia 12 avionëve MiG-21 dhe 36 avionëve MiG-19. Plus që ishin dhe 6 avionë Mig-17 mësimorë, dy për çdo skuadrilje. Kapaciteti i tunelit ishte mbi 50 avionë, bashkë me personelin dhe një ofiçinë riparuese në rast lufte.

Fillimisht, regjimenti u pagëzua me numrin 5646. Përveç pistës kryesore 3000 metra të gjatë dhe 60 metra të gjerë, ishte ndërtuar dhe “Pista Urgjente” për ngritjet direkt nga tuneli dhe për uljet avari. Kjo pistë kalon mes përmes fshatit Gjadër.

Fluturimet si regjiment ajror i kompletuar filluan afër fundit të vitit 1976, pikërisht më 16 tetor, me rastin e ditëlindjes së Enver Hoxhës dhe morën formë të plotë gjatë vitit 1977, kur fluturimin e parë stërvitor-luftarak e bënë pilotët Bardhyl Taçi, Harilla Rebi dhe Kristaq Llambi Burda.

Hapja e bazës

Hapja e bazës shënohet në 15 mars 1974, ndërsa një vit më parë, për festën e Forcave të Armatosura, në 10 korrik 1973 u ul avioni i parë. Kjo bazë u bë “shtëpia” e regjimentit të ri 5646 të gjuajtësve, duke përmbledhur fillimisht një skuadrilje me gjuajtësin “F-6/ MiG-19S”. Më pas, në maj 1976, në bazë erdhën gjashtë trajnues të avancuar “FT-5 “( një version kinez ky dy-vendësh i ardhur nga MiG-17) dhe pak kohë më vonë, një skuadrilje “F-7A/MiG-21F-13”. Kompletimi përfundimtar u bë në 16 tetor 1976, kur një Skuadrilje e terë “F-6/MiG-19S” mbërriti në Gjadër e ardhur nga Kuçova. Pas kësaj, baza cilësohej njësia më e armatosur e Forcave Ajrore Shqiptare. Vitet e fundit të funksionimit, njësia u riemërtua Regjimenti 4010 i Gjuajtësve. Ndërkaq, baza u bë për herë të parë publike, kur në vitet pas regjimit komunist u përdor nga CIA amerikane në operacionet e vëzhgimit të hapësirës së ish-Jugosllavisë gjatë luftës së Bosnjës. Konkretisht, nga baza operuan katër avionë spiunë të telekomanduar (dron) “Predator II”, me pak sukses. Dhe duke vuajtur nga prerja e fondeve, baza ndaloi funksionimin në vitin 2000. Kurse tani përdoret si strehim për një numër avionësh të ngelur….

 Të dhënat specifike të bazës

Kodi i identifikimit nga ICAO: LAGJ.

Gjerësia gjeografike: 41.98 gradë.

Gjatësia gjeografike: 19.59 gradë.

Lartësia nga niveli i detit: 7 metra.

Variacioni Magnetik: 003 gradë.

Pista kryesore me azimutet:

16/34 prej 2600 x 60 metra

Pista ndihmëse me azimutet:

17/35 prej 2204 x 24 metra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DISA KËSHILLA TË THJESHTA/ Zbuloni si të hiqni qafe aknet përfundimisht
Previous article 8 KËRKESAT/ Basha: Rama po përpiqet të mashtrojë studentët dhe shqiptarët, janë cikërrima

F.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT