• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
63-VJEÇARI ME ROL TË RI/ Schmidt merr detyrën e përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë
Home
Nderkombetare

63-VJEÇARI ME ROL TË RI/ Schmidt merr detyrën e përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë

1 August, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Gjermani Christian Schmidt më 1 gusht merr detyrën e përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë.

Schmidt zëvendëson diplomatin austriak, Valentin Izko, i cili shërbeu për 12 vjet si zyrtari më i lartë i Kombeve të Bashkuara në Bosnje e Hercegovinë, post ky që ka për synim mbrojtjen e aspekteve civile dhe sundimin e ligjit të marrëveshjes së paqes të arritur më 1995.

Schmidt, 63-vjeçar, ka reputacion të një politikani të fortë rajonal dhe federal, i cili nuk ngurron të ndërmarrë vendime kontroverse.

Përfaqësuesi në largim, Inzko së fundmi ishte përballur me kritikat e Rusisë dhe Kinës, shtete këto që muajin e kaluar dështuan të paraqisnin një propozim të përbashkët për të larguar nga Bosnja postin e përfaqësuesit të lartë.

Zëri më kritikë për përfaqësuesin e lartë ndërkombëtar është lideri i entitetit serb në Bosnje, Millorad Dodik.

Bosnja ende qeveriset sipas Marrëveshjes së paqes së Dejtonit, që ndihmoi në dhënien fund të dhunës etnike që pasoi shpërbërjen e Jugosllavisë. Në Bosnje, përfaqësuesi i lartë ka fuqi që të imponojnë vendime apo edhe të shkarkojë zyrtarë.

Inzko ka sugjeruar se komuniteti ndërkombëtar “ndryshoi shumë shpejt… nga një prezencë e fortë ndërkombëtare në përgjegjësi të brendshme dhe në institucione të brendshme” në Bosnje.

Javën e kaluar, Inzko tha për AP-në se në të ardhmen “qasja duhet të jetë më e fortë, duhet të ketë një ndjenjë të urgjencës”.

Bosnja përballet me një varg problemesh që dalin nga strukturat paralele të pushtetit rajonal dhe ekzekutiv.

Dodik nga Republika Sërpska dhe aleatët e tij, më 30 korrik miratuan dy ligje të reja, për të bllokuar vendimin e javës së kaluar të Inzkos, ku ndalohet dhe ndëshkohet mohimi i gjenocidit në Bosnje.

Inzko ka paralajmëruar se “nuk ka pajtim pa pranimin e krimeve dhe pa marrë përgjegjësi”.

Luftërat pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet e 90-ta vlerësohet se kanë lënë të vrarë të paktën 130.000 persona dhe kanë zhvendosur miliona persona të tjerë.

Në maj, Schmidt u emërua në postin e përfaqësuesit të lartë nga ambasadorët e Bordit Drejtues të Këshillit për Zbatimin e Paqes, organ ndërkombëtar që ende mbikëqyr procesin e paqes në Bosnje e Hercegovinë./rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË BURREL/ “Benzi” del nga rruga dhe përfundon në shkurre, PESË persona...
Previous article KORONAVIRUSI/ Përleshje në Paris kundër masave të reja kufizuese ndaj variantit Delta (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT