Drejtimi i mjekut për çdo infeksion mund të jetë i shtrenjtë. Përveç kësaj, KidsHealth paralajmëron ndaj rreziqeve të ekspozimit të fëmijëve kunddrejt antibiotikëve.
Nëse ju ose të vegjëlit tuaj jeni të sëmurë këtë vit, provoni një nga këto vajra natyralë në vend që të shkoni menjëherë tek mjeku:
- Tee trea
Aplikoni vajin e pemës së çajit direkt në lëkurë. Ky vaj mund të përdoret për të kuruar infeksionet e lëkurës si aknet, infeksionet me kërpudha, morrat dhe djegiet.
Përveç kësaj, ju mund ta aplikoni këtë vaj si një antiseptik për infeksionet vaginale. Kimikatet natyrore në vajin e pemës së çajit ndihmojnë për të vrarë bakteret dhe kërpudhat, sipas ËebMD.
- Vaj rigoni
Vaji i rigonit është një tjetër mënyrë natyrale për të trajtuar infeksionet bakteriale. Sipas Dr Ax. ju mund ta merrni këtë vaj edhe përmes gojës, ndërkohë që mund ta holloni me vaj kokosi dhe ujë. Nëse jeni shtatzënë, bisedoni me një mjek para se ta konsumoni.
- Vaji i trumzës
Nëse jeni duke kërkuar për një trajtim natyral trumza mund të jetë përgjigjia. Ky vaj mund të ndihmojë në trajtimin e diarresë, dhimbjes së barkut, dhimbjes së fytit dhe kollës. Kjo barishte është përdorur për shërim që nga koha e Hipokratit. Ky vaj përmban një ngarkesë të timol, një kompleks që shkatërron bakteret.
- Vaj kanelle
Përveç aromës si mëngjesi i Krishtlindjeve, kanella gëzon një sërë përfitimesh të tjera. Përdorimi i kanellës daton që në kohën e egjiptianëve që e përdorën atë si një ilaç. Përdorimet e zakonshme medicinale për vajin e gjetheve të kanellës përfshijnë përdorimin si pastrimin e fytyrës, gargare etj.
- Vaj prej rrënjëve të xhenxhefilit
Nëse keni një stomak me shqetësime, xhenxhefili mund të jetë përgjigja. Xhenxhefili është një rekomandim i zakonshëm për gratë shtatzëna dhe individët që vuajnë nga gripi, sepse xhenxhefili përmban vlera që ndihmojnë në lehtësimin e ndjesive të përzierjes.
E njëjta gjë vlen edhe për vajin e rrënjëve të xhenxhefilit. Ajo përdoret për të kuruar inflamacionet dhe problemet e frymëmarrjes. Ky vaj duhet thënë se është shumë i fortë. Prandaj duhet ta përdorni në doza të vogla.


