Nga ana ushqyese, mielli i thjerrëzave është një derivat i bishtajoreve, pra i pasur me proteina dhe karbohidrate. Ai gjithashtu përmban vitamina B1, B2 dhe B3.
Ky miell është veçanërisht diuretik, nxit prodhimin e qumështit për nënat e reja dhe është i pasur me fibra të tretshme dhe të patretshme.
Është e pasur edhe me minerale të tilla si kaliumi, kalciumi, fosfori, hekuri dhe zinku.
Ka një indeks shumë të ulët glicemik.
Mielli i thjerrëzave mund të përdoret në gatimin e ëmbëlsirave, veçanërisht në Lindje. Ai përdoret shpesh i shoqëruar me miellin e grurit apo miellin e orizit.
Mielli i thjerrëzave ka një shije të këndshme, përmirëson butësinë, rrit përmbajtjen e proteinave dhe ul indeksin glicemik të produkteve në të cilat është shtuar.
Me miell thjerrëze ju mund të bëni qofte dhe lloje të ndryshme makaronash. Në Indi është përdorur shumë në përgatitjen e një tipi makaronash të quajtur mangodi. Në treg është mjaft e vështirë për t’u gjetur. Gjendet vetëm në dyqanet e produkteve indiane dhe në internet.
Një recetë e thjeshtë nga mielli i thjerrëzës
Përbërësit për qull nga mielli i thjerrëzave:
- 250 gram miell thjerrëzash,
- një litër ujë,
- kripë dhe piper,
- 10 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër.
Përgatitja:
Vendos miellin e thjerrëzave në një tas, shtoni ujin gradualisht duke e përzierë ngadalë, pas kësaj e lini të pushojë për 5 orë. Gjatë kësaj kohe, mundohuni ta përzieni shpesh. Së fundi, shtoni kripën dhe piperin dhe e lini.
Lyeni me vajin e ullirit ekstra të virgjër dy tepsi, ku në fund të formojnë një shtresë të hollë me vaj dhe hidhni masën duke e përzierë me vajin. Piqeni në furrë në 180 gradë për rreth 15-20 minuta.


