Sot në Tiranë mbahet protesta e 44-t kundër Qeverisë dhe gjithë klasës politike në vend.
Protestuesit kanë nisur të grumbullohen në sheshin Skënderbej’ në kryeqytet, teksa në duar mbajnë flamuj dhe simbole Kombëtare dhe pankarta të ndryshme, ku shprehin pakënaqësitë e tyre.
Tubimet kundër Qeverisë në Tiranë nisën fillimisht për të kundërshtuar investimin që është planifikuar të realizohet në Zvërnec të Vlorës, por më pas protestuesit paraqitën edhe kërkesa të tjera.


